Suksesi nuk ka të ndalur për këngëtaren kosovare Rita Ora.

Ajo është bërë një emër i lakuar në mediat botërore falë suksesit të saj.

Para pak kohësh u përfol se ajo do të jetë imazh i veshjeve të mbretëreshës së popit Madonna.

Tanimë ka qenë vetë kënëgatrja bukuroshe që ka bërë të ditur këtë lajm në rrjetet sociale.

rita ora, madonna

Rita ka zëvendësuar Georgia May Jagger, e cila ka qenë imazh i këtyre veshjeve më parë.

Rita është shprehur mjaft e ngazëllyer për këtë fakt, duke shkruajtur përshtypjet e mira edhe në rrjetin Instagram.

“Është zyrtare, unë do të jem imazhi i veshjeve Material Girl”, ka shkruar këngëtarja.

Sipas mediave të huaja ka qenë vajza e Madonn-ës ajo që ka rekomanduar Ritën si imazh, pasi është një fanse e madhe e saj.

(b.t/shqiptarja.com)