Rita Ora befason, shijon buzët e
shoqes së saj Ellie Goulding'ut

Rita Ora befason, shijon buzët e<br />shoqes së saj Ellie Goulding'ut
Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, duket se po kalon momente të bukura në Milano, në shoqëri të këngëtares tjetër britanike, Ellie Goulding. Momentalisht, Rita Ora po qëndron në Milano për javën e modës, ku edhe ajo ka parakaluar në pasarelën e qytetit identifikues të modës. E arritur e madhe kjo, por Rita është kapur në një fotografi mjaft kontraverse me kolegen e saj, Ellie Goulding.

rita ora

Është këngëtarja britanike Ellie Goulding ajo që në “Instagram” ka postuar një fotografi ku shfaqet Rita duke u puthur me të në buzë. Nuk është hera e parë që Rita po bëhet subjekt i polemikave për orientimin e saj seksuale, pasi edhe më parë miqësia e saj me Cara Delevingne ka devalvuar në media duke u konsideruar si lidhje lesbike. Si do që të jetë, Rita po shijon momentin e jetës së saj dhe suksesin në të gjitha sferat, jo vetëm në atë të muzikës.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë

Përmbytjet në Vlorë, banori: Shkak kanali i ujërave të shiut, hera e fundit kur u pastrua ishte 6 vite më parë