Rita Ora e Dua Lipa dy yjet shqiptare
sot drejt trofeve në BRIT-s 2018

Rita Ora e Dua Lipa dy yjet shqiptare<br />sot drejt trofeve në BRIT-s 2018<br>
BRIT-s 2018 i ka shtuar listës së të përzgjedhurve një tjetër superstar, ajo është  Rita Ora, e cila do të ngjitet në skenë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve për herë të parë këtë vit. Në mbrëmjen e sotme ku do të mbahet spektakli më i madh në muzikën britanike, Ora do të bashkohet me një tjetër shqiptare të famshme nga Kosova, Dua Lipën, dhe me tej me Ed Sheeran, Foo Fighters, Sam Smith, Stormzy, Rag'n'Bone Man dhe Jorja Smith

E nominuar më parë për katër çmime BRIT, dhe plot 7 milionë shitje, dhe me një album debutues të platintë Nr.1, ajo është rikthyer fuqishëm në botën e muzikës, ku albumi i saj më i fundit ka qenë “For You”'- një duet që do të kandidojë në BRITs2018 dhe është moninuar dy herë për çmimet Liam Payne. Rita Ora është shrehur se “Unë jam shumë e nderuar që do të performoj në BRITs këtë vit, si një artiste britanike. Kjo ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja dhe unë jam shumë e ekzaltuar për këtë”

Ndërsa kreu i Sony Music UK, irlandezi Jason Iley u shpreh se: “Çmimet BRIT janë një festë e sukseseve më të mëdha të 12 muajve të fundit në muzikë dhe Rita ka pasur një vit të paparashikueshëm. Ajo është një nga artistët më emocionuese britanike të brezit të saj. Unë jam aq i kënaqur që ta mirëpres atë në skenën e BRIT-ve dhe nuk jam vetëm unë që e mirëpres atë që padyshim do të jetë një nga mbrëmjet shumë mbresëlënëse”

Këngëtarja Dua Lipa sivjet është zyrtarisht këngëtarja më e nominuar në çmimet muzikore Brit Awards 2018. Lipa, një këngëtare tashmë e njohur gjithandej me hitet “New Rules” dhe “IDGAF”, është nominuar në 5 kategori: artistja më e mirë femër, artistja më e mirë debutuese, kënga më e mirë me “New Rules”, albumi më i mirë anglez dhe videoklipi më i mirë anglez.

Në kategorinë e albumit më të mire, ajo garon edhe krahas Ed Sheeran, ndërsa në kategorinë e artistes më të mirë femër është krahas Paloma Faith, Jessie Ware, Kate Tempest dhe Laura Marling.  

Dua Lipa, e cila ka ecur me një ngritje të furishme në karrierë, udhëheq garën me pesë nominime, ndërsa konkurrenti më i afërt i saj është Ed Sheeran, me katër nominime.

Në kategoritë më të mëdha: Dua Lipa, Sheeran, J Hus, Rag ‘n’ Bone Man dhe Stormzy, garojnë për ‘Albumin britanik të vitit’; derisa Sheeran, Stormzy dhe Rag ‘n’ Bone Man, janë sërish në garë për “Artistin më të mirë britanik”, së bashku me Liam Gallagher dhe Loyle Carner.

Paloma Faith, Kate Tempest, Jessie Ware, Laura Marling dhe Dua Lipa, janë në konkurrencë për “Artisten më të mirë britanike”.

Këto dy të fundit së bashku me koleget tjera, duke përfshirë prezantuesit dhe të ftuarit do të mbajnë një trëndafil të bardhë si simbol të solidaritetit.

E gjithë kjo bëhet në saj të mbështetjes së lëvizjes #TimesUp, e cila po u bën thirrje femrave të tregojnë rastet e abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale.

Veç Dua Lipës, që është e nominuar në pesë kategori, edhe Sam Smith, Ed Sheeran dhe Paloma Faith janë ndër artistët që mund të shpërblehen me çmime.

Riata Ora në këtë ceremoni do të performojë me Liam Payne, yllin tjetër të muzikës britanike me të cilin realizoi klipine fundit “For You”.

Kënga është pjesë e serisë romantike të filmave, “Fifty Shades Freed”

Anish Kapoor e ka dizajnuar trofeun e sivjetmë të Brit Awards qw do tw jepet sot më 21 shkurt në 02 Arena në Londër. Komiku Jack Whitehall është i një ndër të ftuarit e edicionit të sivjetmë të Brit Awards. Çmimet Brit Awards do të ndahen sot më 21 shkurt në 02 Arena në Londër.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi