“Fenomeni Rita Ora” tashmë është në qendër të vëmendjes edhe të të përditshmeve në Zvicër.

Këngëtarja bukuroshe me origjinë nga Kosova ka dhënë një intervistë për gazetën “20 Minuta”, ku është shprehur se është krenare për origjinën e saj.

Gjithashtu Ora ka rrëfyer për këtë gazetë edhe për bashkëpunimin me producentit e njohur Jay-Z si dhe për pritjen e saj tre vjeçare për t’u shndërruar në një yll botëror.

Këngëtarja bukuroshe, e cila vetëm pak kohë më parë ka xhiruar në Kosovë klipin e saj më të fundit është shprehur se ai do të publikohet më 28 nëntor, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë.

(xh.k/shqiptarja.com)