Rita Ora fiton çmimin prestigjoz në Londër, shpallet “Aristja muzikore më e mirë e vitit”

Rita Ora fiton çmimin prestigjoz në Londër, shpallet “Aristja muzikore më e mirë e vitit”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora

“Ethnicity Awards 2023” u dominua nga këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

Në eventin prestigjoz, i cili u mbajt në Londër, artistë dhe figura të ndryshme publike marrin vlerësime në lidhje me aspekte të ndryshme të veprimtarisë së tyre.

Kësaj radhe, gjatë eventit të moderuar nga Loose Ëomen, Judi Love, Rita Ora mori çmimin “Aristja muzikore më e mirë e vitit”.

Lajmi është bërë i ditur dhe nga vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”.

Ethnicity Awards, i organizuar në partneritet me HSBC UK, nderon çdo vit njerëzit më me ndikim nga komuniteti me ngjyrë, ata aziatikë dhe etnikë të pakicave në Mbretërinë e Bashkuar për arritjet dhe punën e tyre për të promovuar, diversitetin dhe përfshirjen.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë

Elona Gjebrea: Shëndeti riprodhues në Shqipëri, është e nevojshme që të ketë shumë informacion nga vajzat dhe gratë