Rita, e cila gjithmonë do të jetë shpërthyese dhe energjike është fotografuar duke u përgatitur për daljen e saj në skenë ditën e shtunë.
Rita punon fort dhe i përkushtohet çdo detaji për të qenë e pëlqyer nga fansat e saj.
Bukuroshja 22 vjeçare është dukur në formë të mirë e veshur me një palë pantallona dhe xhaketë me një dizajn plot ngjyra.
Ndërsa xhaketën e mbante të hapur dilnin në pah format e trupit të saj.
Rita gjatë kohës që ndodhet në Australi ka mbajtur vazhdimisht kontakte me fansat e saj nëpërmjet rrjetit social Twitter, ku i vë në dijeni ato për çdo gjë që bën.
Pas performancës në festivalin muzikor “Future Music Festival”, Rita është shprehur e ngazëllyer dhe ka shprehuar për mediat e huaja se ajo është pritur mjaft mirë nga ky vend dhe do të donte të vinte shumë herë të tjera.
(b.t/shqiptarja.com)