Rita Ora hedh në gjyq Jay Z
pasi 'mbanin me hatër' Rihannën?!

Rita Ora hedh në gjyq Jay Z<br />pasi 'mbanin me hatër' Rihannën?!
Vendimi i këngëtares Rita Ora për të paditur shtëpinë diskografike Roc Nation, që aktualisht është nën drejtimin e Jay Z, nuk ishte edhe aq i rastësishëm. Në bazë të të dhënave më të fundit, ajo që e ka nxitur më shumë një reagim të tillë të këngëtares me origjinë shqiptare ka qenë Rihanna.

Nuk është sekret që Rita dhe Rihanna nuk kanë shkuar asnjëherë mirë bashkë. Kjo mesa duket pasi të dyja vajzat kanë qenë pjesë e të njëjtës shtëpi diskografike dhe konkurenca mes tyre ishte edhe më e fortë.

Një burim për “The Sun” ka thënë se Rihanna ka qenë prioritet i kompanisë muzikore, të cilët ia kanë dhënë gjithnjë asaj prodhimet më të mira, duke lënë pas dorë Ritën. “Rihanna s’e ka pëlqyer asnjëherë Ritën dhe këtë antipati të sajën e ka përdorur në varësi të rrethanave.

Kjo është dhe arsyeja pse kompania nuk është përpjekur të promovojë Ritën”, u shpreh burimi pranë personave të përfshirë. “Këngët që mund t’i këndojë Rita i jepen automatikisht Rihannës, e cila i mban peng për muaj të tërë derisa vendos që nuk i do.

Edhe fakti që ish-i dashuri i Ritës, Calvin Harris, është pjesë e menaxhimit të Roc Nation nuk ka ndihmuar aspak në situatën e 25-vjeçares.
rita ora
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë

Brentford rekord unik, shënon në tre ndeshje radhazi brenda minutës së parë