Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor që veshi në videoklip! Veliaj: Do ta vendosim në Muzeun e ri Etnografik

Rita Ora i dhuron Tiranës kostumin popullor që veshi në videoklip! Veliaj: Do ta vendosim në Muzeun e ri Etnografik

Kostumi i dhuruar nga Rita Ora

Në Muzeun Etnografik të Tiranës, që bashkia do ta krijojë brenda godinës së “Sarajeve të Toptaneve”, do të ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, të cilin këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e veshi në videoklipin e këngës hit "Gunna", pjesë e albumit 'Bang'.

Lajmin për dhurimin e kostumit  e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Tëitter.

"Shume faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer "Queens Arms" në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një 'Bang'", shkruan Veliaj.

Godina e "Sarajeve të Toptaneve" ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që në kohën e “Zogut” dhe pas shpronësimit do të kthehet në një muze të qytetit. Në njërin kat do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës, kurse në katin tjetër do te përkujtohen marrëdhëniet speciale Shqipëri-Amerikë.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën