Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora do të jetë imazhi i ri i labelit të veshjeve "DKNY".

Sipas mediave të huaja ajo ka xhiruar reklamën për kolekesionin e vitit 2014, të kësaj kompanie veshjesh.

“Faleminderit juve që erdhët! Ishte ditë mbresëlënëse, ju gjithmonë më motivoni!

rita ora

Nuk më dha përshtypjen e punës, ju dua, Shumë më tepër sesa mendoni!”, ka shkruar Ora në faqen e saj zyrtare në Twitter.

Gjithashtu bëhet e ditur se këngëtarja e hitit “Hoë ëe do”, të ketë zënë vendin e modeles Cara Delevingne, e cila ka qenë  imazhi i kësaj kompanie për një kohë të gjatë.

Rita dhe Cara kanë qëne mike mjaft të ngushta, aq sa këngëtarja e thërriste modelen “bashkëshorte”, por kësaj shoqërie duket se i ka ardhur fundi.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)