Rita Ora i uron ditëlindjen
këngëtares Enrika Derza

Rita Ora i uron ditëlindjen<br />këngëtares Enrika Derza
Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora duket se informohet edhe rreth këngëtarëve apo talenteve të reja në Shqipëri.

Ajo i ka uruar ditëlindjen këngëtares nga Shkodra, Enrika Derza, e cila ka qenë një nga finalistet në edicionin e parë të “The Voice of Albania”.



 “Hey jam në pjesën tjetër të botës në të cilën është e mërkurë por në Evropë ku shpresoj të jesh edhe ti është ende e martë apo jo!

Është ditëlindja jote dhe do të doja të uroja gëzuar këtë ditë, ndiq ëndrrat e tua dhe asnjëherë mos u dorëzu.

Ti ke lindur të shkëlqesh dhe mos lejo askënd të të mbajë. E dashuroj zërin tënd. Mos u dorëzu asnjëherë, në rregull? Të kam shumë xhan.



Se harrova mamaja ime përshëndet tënden sepse ne jemi shoqe të ngushta apo jo?  Krenari shqiptari,”-ka shkruar Ora në profilin e Derzës.

Ndërkohë këngëtarja e ka falenderuar përzemërsisht duke u emocionuar mjaft prej këtij urimi special.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

4/2
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)