Por të kesh sukses nuk është edhe aq e lehtë.
Vetë Rita Ora ka pohuar se viti i fundit ka qënë një nga më të ngarkuarit në jetën e saj.
24 vjeçarja rendit një sërë arritjesh vetëm brenda një viti si të qënit aktivë në tregun muzikor, anëtare e jurisë në “The Voice”, lançimi i linjës së veshjeve dhe pjesëmarrja në filmin “Fifty Shades of Gray”.
Por pavarësisht vështirësisë , Rita thotë se ndihet mirë dhe e plotësuar ndërsa jeton ëndrrën e saj të fëmijërisë.
“Pavarësisht ulje ngritjeve në jetën time, kam patur eksperienca të paharrueshme”, tregon Rita.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
