Rita Ora: “Unë skam qenë në një lidhje me Rob”

Rita Ora: “Unë skam qenë në një lidhje me Rob”
Këngëtarja kosovare Rita Ora është shprehur për lidhjen e saj me ish të dashurin Rob Kardashian.

Edhe pse ata janë komentuar shumë në mediat e huaja për lidhjen e tyre, Rita ka thënë se ato asnjëherë nuk kanë pasur një lidhje ashtu siç duhet.



“Unë kurrë nuk kam menduar se ajo ishte një lidhje, sinqerisht. Nuk e kam quajtur kurrë i dashur”:- ka thënë Rita.

Pas ndarjes së tyre Rob është shprehur se ai u nda me të pasi ajo e ka tradhtuar me 20 meshkuj.



Por 22 vjeçarja sigurisht e ka mohuar këtë gjë dhe ka thënë se ato thjesht nuk kishin një marrëdhënie ashtu siç duhej.

“ Unë nuk i jap rëndësi gjërave që nuk meritojnë vëmendje... Në botën time, gjërat si kjo thjesht nuk janë të rëndësishme”, ka thënë këngëtarja për mediat e huaja.



Rita kohën më të madhe e ka kaluar mes Evropës dhe Nju-Jorkut, aktualisht është vendosur në Australi, duke shijuar temperaturat e ngrohta dhe njëkohësisht duke zhvilluar disa aktivitete promovuese.

(b.t/shqiptarja.com)

3/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim