Rita Ora, “zhvishet” në Australi

Rita Ora, “zhvishet” në Australi
Këngëtarja kosovare Rita Ora, e cila kohën më të madhe të saj e ka shpenzuar mes Evropës dhe Nju Jorkut duket se ka vendosur ti largohet të ftohtit duke shijuar tanimë temperaturat e larta Australiane.

Rita është fotografuar ditën e enjte në Sidney duke lëvizur vetëm.



E veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe me një palë atlete të bardha Rita është dukur mjaft praktike gjatë kohës që ka qenë duke bërë shoping.

Duke folur në telefon dhe duke buzëqeshur Rita ka treguar se e ka shijuar mbërritjen e saj në Australi.



22 vjeçarja bukuroshe ditën e martë mori pjesë në shfaqjen e modës “Paris fashion Week”, ku dhuroi një performancë seksi me një veshje në stil gladiatori.

Rita është vendosur në Australi pasi do të performojë në festivalin e muzikës “Future Music Festival” këtë fundjavë.



Ky lloj eventi ka nisur për herë të parë në vitin 2006 në Sydney dhe zhvillohet në disa qytete.

Gjithashtu ajo ka planifikuar disa aktivitete promovuese.

(b.t/shqiptarja.com)

1/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim