Rita është fotografuar ditën e enjte në Sidney duke lëvizur vetëm.
E veshur me një fustan të zi të shkurtër dhe me një palë atlete të bardha Rita është dukur mjaft praktike gjatë kohës që ka qenë duke bërë shoping.
Duke folur në telefon dhe duke buzëqeshur Rita ka treguar se e ka shijuar mbërritjen e saj në Australi.
22 vjeçarja bukuroshe ditën e martë mori pjesë në shfaqjen e modës “Paris fashion Week”, ku dhuroi një performancë seksi me një veshje në stil gladiatori.
Rita është vendosur në Australi pasi do të performojë në festivalin e muzikës “Future Music Festival” këtë fundjavë.
Ky lloj eventi ka nisur për herë të parë në vitin 2006 në Sydney dhe zhvillohet në disa qytete.
Gjithashtu ajo ka planifikuar disa aktivitete promovuese.
(b.t/shqiptarja.com)