Artistja e madhe me origjinë shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora ka shprehur sot hapur mbështetjen për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në garën për një mandat të tretë.

Ajo shprehet në një mesazh të shkurtër se e di që Veliaj i pëlqen sfidat dhe të gjithë kanë nevojë për energjinë e tij ndërsa shton se do e mbështesë atë deri në fund.

“Përshëndetje Erion! Rita Ora jam! Dua të të uroj më të mirën në sfidën tënde të radhës. E dimë që ti i pëlqen sfidat, dhe ne e duam këtë, kemi nevojë për energjinë tënde. Unë të mbështes deri në fund, dhe paç fat në të ardhmen”, shprehet Rita Ora.

Rita Ora nuk është e vetmja artiste që ka shprehur mbështetjen për kryebashkiakun Veliaj. Më parë ka qenë edhe Marsela Çibukaj, Anxhela Peristeri, Noizy, Elhaida Dani etj.