“Kam nënshkruar një kontratë me ‘Rock Nation’ kur isha 18 vjeç. Isha duke punuar në një dyqan atletesh dhe tani jam nën shoqërinë e njerëzve, talenti i të cilëve më çmend”, – ka thënë Rita.Në fillim të kësaj videoje, 23-vjeçarja tregon për diçka që atë e bën krenare dhe që është pikërisht origjina e saj kosovare. “Kam lindur në Kosovë, por jam një vajze tipike londineze dhe prezantoj Britaninë, por gjithmonë do ta kem në zemër Kosovën”, ka thënë Rita. Sipas saj, në moshën 8-vjeçare ajo ka incizuar këngën e parë. “Muzika është një shpërfaqje e personalitetit tim, ajo çfarë jam unë. Dua që njerëzit të kënaqen me muzikën time dhe nëse e bëj dikë të qesh me muzikën time, atëherë gjithçka është në rregull”, ka thënë Rita.
Ajo ka publikuar gjithashtu videon e re “RIP”, një bashkëpunim ndërmjet këngëtares kosovare dhe këngëtarit të njohur botëror, Tinie Tempah. Kënga “RIP” do të jetë pjesë e albumit, për të cilin Ora ka kohë të gjatë që ka punuar.
SU/ Shqiptarja.com