Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora, i është bashkangjitur yjeve botërore të kinemasë, muzikës dhe modës të cilët kanë nxjerrë në ankand këpucët e tyre për bamirësi.

Këpucët e yjeve përmbajnë nënshkrimet e tyre dhe të hollat e mbledhura shkojnë projektin “Small Steps Project”, i cili ndihmon pjesën më të varfër të shoqërisë.

Mes këtyre yjeve, kanë marrë pjesë edhe aktori George Clooney, këngëtarja legjendare Madonna, Kate Moss, Chris Martin, Rita Ora e shumë emra të tjerë të botës së kinemas, modës dhe muzikës.

rita ora

Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)