Rita Ora ka folur në kopertinën e revistës Cosmopolitan për lidhjen e saj të shkuar me Calvin Harris.

Ajo ka thënë gjatë intervistës se Calvin ishte njeriu i duhur, por në kohën e gabuar.

Rita në atë kohë po fillonte turneun e saj, ndërkohë edhe Calvin ishte në lëvizje.

rita ora

Këngëtarja nga Kosova shprehet se i admiron lidhjet me distancën në mes, por vetë nuk mund të jetë në një lidhje të tillë.

Ajo shfaqet në kopertinë me një foto tepër seksi me anë të cilës i tregon edhe DJ më të paguar në botë, Calvin se çfarë ka humbur nga ndarja me të.

Rita është në një lidhje me Ricky Hill.

rita ora

Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)