Pas disa ditësh qëndrimi në vendin e saj të origjinës këngëtarja Rita Ora është larguar ditën e hënë në mëngjes.

Sipas një publikimi në profilin e saj në Tëitter, Ora ka njoftuar fansat e saj se ka udhëtuar përmes Stambollit në Los Angelos.

“Në aeroplan nga Stambolli për në Los Angeles. 12 orë. Gjumë. Video që mezi pres ta shihni ju”,- ka shkruar Rita.

Këngëtarja ka përfunduar në Kosovë xhirimet e klipit të saj më të fundit “Shine Your Light”.

(xh.k/shqiptarja.com)