“Pse qëndroj kaq lart?! Mendoj se jam e thjeshtë në paraqitjen dhe muzikën që bëj. Këndoj ato këngë që më përshtaten, por s’ka kufij në muzikën time. Nëse me pëlqen një këngë reggae, e këndoj që nesër nëse më thuhet. Jap gjithë potencialin tim dhe kënaqem maksimalisht gjatë atyre 3 minutave këngë”, është shprehur Rita.
Duke u ndalur te krahasimi me këngëtaren nga Barbados Rihanna, ajo tha se, “jam e lumtur kur dikush e krahason me emra të mëdhenj të muzikës. E marr si një kompliment, sepse ne jemi nga e njëjta skuadër apo familje dhe çdo krahasim që bëhet na duket interesant dhe cool”.
SU/ Shqiptarja.com