Kjo këngë publikohet si promovuese për albumin e dytë të Ritës, i cili pritet të hidhet së shpejti në treg.
Ndërkohë Rita Ora e ka prezantuar edhe më parë këngën nëpërmjet fushatës publicitare në Londër, ku është shfaqur e veshur me një bluze të gjatë, e cila kishte të printuar fytyrën e personazhit të njohur të animuar “Spongebob”.
Përveç këtij publikimi muzikor Ora do të bashkëpunojë gjithashtu me emra të njohur si Prince dhe Macklemore.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)