Rita Ora do të hedhë në treg më 21 gusht koleksionin e saj në bashkëpunim me Adidas.

Rita Ora thotë se stafi Adidas dhe këngëtarja kanë të përbashkët admirimin e tyre për natyrën rebele, dashurinë dhe vlerësimin e përbashkët.

“Gjithmonë kam qenë një fanse e Adidas dhe kam punuar me shumë afeksion duke lidhur në çdo prekje timen muzikën, karrierën dhe jetën personale”, shprehet Rita.

rita ora

Këngëtarja ka vlerësuar veten për energjinë dhe shpirtin origjinal që disponon.

Rita Ora ka nisur menjëherë në rrjetet sociale fushatën e promovimit të koleksionit të saj nëpërmjet Vipave që e kanë frekuentuar.

Një ndër to është modelja Jourdan Dunn e cila shihet me veshjet e Ritës.

Beyonce është parë në Instagram me veshjet nga koleksioni i Ritës, ndërsa së fundmi ajo ka veshur vajzën e saj me koleksionin e artistes Kosovare.

Rita shkruan, “Edhe Ivy Blue nuk ndalet, faleminderit mama” duke iu drejtuar Beyonces e cila është edhe idhulli i 23-vjeçares.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)