Këngëtarja e cila ka “goditur” tregun muzikor botëror i ka thënë jo ofertës së Simon Cowell në Britaninë e Madhe.
Pas angazhimeve të saj nëpër spektakle dhe evente ndërkombëtare të muzikës, Rita Ora është vendosur në qendër të mediave për çdo risi në jetën e saj muzikore.
Këtë herë mediat britanike kanë pohuar se Rita, ka vendosur t'i thotë ‘jo’ për të qenë anëtare e jurisë në “X Factor” në Britani të madhit Simon Cowell, duke e konsideruar si një përgjigje të guximshme nga ana e saj, por duke lënë pas dhe ofertën prej 1 milionë paundësh që do të përfitonte, për pjesëmarrjen e përjavshme në këtë “talent-show”.
Kohë më parë, Rita ka qenë e ftuar vetëm për një natë si anëtare e jurisë, ku Simon e ka ndjekur hap pas hapi këngëtaren me origjinë kosovare, me synimin për t'i mbushur mendjen të jetë pjesë e bordit të “X Factor”.
Për këtë ka zhvilluar edhe disa takime intensive në Los Angeles, por si përfundim 23-vjeçarja me origjinë kosovare ka refuzuar mundësinë që i jepej, duke pasur frikë se ky rol mund ta dëmtonte karrierën e saj si këngëtare.
Sipas burimeve pranë këngëtares, arsyeja e këtij refuzimi ka qenë puna e saj intensive që bën përsa i përket muzikës, duke bërë që ti anashkalonte nëse do ta pranonte ofertën nga Simon Cowell.
Më herët është thënë se Rita Ora po përgatitet për nxjerrjen e albumit në verë dhe ky për momentin është prioriteti i saj.
“Ajo dëshiron të fokusohet vetëm te muzika dhe të mos shpërqendrohet nga gjëra të tjera” – pohojnë burimet.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com