Rita Ora rrëfen për lidhjen
e saj me Bruno Mars

Rita Ora rrëfen për lidhjen <br />e saj me Bruno Mars
Këngëtarja e famshme në Britani me origjinë kosovare Rita Ora ka pranuar se ka qenë e lidhur me këngëtarin e hitit “Granade”, Bruno Mars. Sipas mediave të huaja Ora ka pohuar se midis tyre ka patur një histori dashurie mjaft të bukur.

“Ishte dashuri me shikim të parë dhe një përvojë e mrekullueshme. Unë isha vetëm 18-vjeç kur ne u takuam për herë të parë në vitin 2009. Në atë kohë as Bruno nuk ishte një këngëtar i njohur dhe ishte punësuar si tekstshkrues për tekstet e mia. Në çastin e parë që e pashë mendova, ky është djali më i mirë në botë,”- është shprehur Rita.

Gjithashtu këngëtarja e hitit “R.I.P” rrëfen se historia e tyre ishte e bukur derisa zgjati, por pasi ata u bënë të njohur puna dhe angazhimet ndikuan në lidhjen e tyre.

“Gjithçka përfundoi vitin e kaluar. Megjithatë ne vazhdojmë të jemi miq të mirë,”-përfundon Ora.

Aktualisht Rita Ora është duke përjetuar një histori tjetër dashurie me vëllain e Kim Kardashian, Rob Kardashian.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të

Kategoria e Parë/ Përcaktohet kalendari i kampionatit nga java e 8-të deri në javën e 12-të