Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora na ka mahnitur me fustanin e saj në festën e organizuar për Shën Valentin organizuar nga Michael Braun në Limitless Sunset në LA.
Rita rrëmbeu vëmënndjen me pamjen e saj me fustan e zi i shoqëruar një të çarë të thellë përpara. Festa, që është ndër më të famshmet në botën e yjeve, ka bërë bashkë shumë emra të njohur të Hollywood-it, por jo vetëm.
Detaji që i ra të gjithëve në sy ishte mungesa e të dashurit të Ritës. Këngëtarja dhe Taika Waititi janë prej disa muajsh në një lidhje. Por regjisori 45-vjeçar mungoi në këtë event për arsye që ende nuk dihen. Ndërkaq aktorja Kristen Stewart është fotografuar me Ritën, por duket se veshja e saj tërësisht casual është komentuar jo pak në mediat ndërkombëtare.