Rita Ora po vazhdon turneun e saj të madh të promovimit të koleksionit të ri “Adidas”.

23-vjeçarja këtë herë ka mbërritur në Shanghai në Kinë ku përveç koleksionit ka prezantuar edhe look-un e ri me flokë të gjatë dhe bjondë.

rita ora

Rita ka ndryshuar ngjyrën e flokëve 3 herë përgjatë 4 ditëve ku nga të gjitha ngjyrat e ylberit i ka kthyer në blu të çelët dhe tashmë bjonde të gjata.

Këngëtarja shihet me kostum sportiv në ngjyrë të zezë me shirita fluorishentë nga koleksioni i saj Adidas.

Këngëtarja nga Kosova ka përdorur disa bizhu shumëngjyrëshe të cilat i ka bërë të zakonshme në daljet e fundit publike.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)