Ajo ka bërë një tjetër dalje publike në Shanghai ku ka shfaqur look-un e saj të katërt brenda katër ditësh.
Nga flokë me ngjyrat e ylberit, në bjonde me refleks bojëqielli, dje një bjonde flokëgjatë ndërsa sot Rita Ora shfaqet me refleks në ngjyrë rozë.
Si duket këngëtarja po e shijon shumë promovimin e koleksionit të saj të ri me Adidas në Kinë.
Rita Ora është përzgjedhur në panelin e The Voice UK bashkë me Sir Tom Jones, will.i.am dhe Kaiser Chiefs Ricky Wilson.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)