Rivaliteti mes dy këngëtareve shqiptare ka pushtuar kohët e fundit edhe faqet e mediave ndërkombëtare. “The Sun” publikoi një artikull ku nxorri në pah arsyen e këtij rivaliteti të hershëm. Mirëpo e gjitha kjo nisi nga gazetari Adriatik Kelmendi i cili hapi një sondazh për të parë preferencat e kosovarëve në lidhje me Rita Orën dhe Dua Lipën. Sipas rezultateve të sondazheve fituese rezultoi e para.
Mirëpo mesa duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak Duas. Ajo e ka hequr gazetarin nga lista e njerëzve që ndjek në Twitter, dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ky i fundit.
Status i bërë nga gazetari Adriatik Kelmendi
“Në Kosovë pëlqejnë më shumë Rita Orën se Dua Lipën! Rezultati i anketës: 57% pëlqejnë më shumë Ritan, se sa Duan me 43%. Por, ky votim juaji si duket nuk i pëlqeu Duas, e cila ma bëri unfollow në Twitter. Tregojini që unë nuk kam faj, ju keni votu,”- shkruan Kelmendi.