Bëhet fjalë për këngëtaren kosovare Rita Ora, e cila është siguruar që të tërheqë vëmendjen me paraqitjen e saj në “V Festival”.
Rita ka performuar në koncertin e përvitshëm, ku kanë qenë të pranishëm këngëtare si Beyonce, Jessie J etj.
Këngëtarja bukuroshe si gjithmonë ka befasuar me stilin e saj të të veshurit.
Ajo ka rrëzëllitur e tëra veshur me një fund dhe një bluzë të shkurtër në ngjyrë metalike, ndërkohë që i kishte kombinuar me një palë çizme të gjata mjaft të veçanta.
Sigurisht që kanë rënë në sy format e tonifikuara të 22 vjeçares, ndërsa ka dhuruar një performancë energjike.
(b.t/shqiptarja.com)