Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Rita Ora vjen shumë hot dhe sensuale në videon e saj të re. Ora ka preferuar të vishte me një kostum të zi dhe me taka të larta, duke iu përafruar në këtë mënyrë stilit të këngëtares nga Barbados, Rihanna. Përvecc bashkëpunimit të suksseshëm me reperin e njohur amerikan, Jay-Z, Rita Ora kohët e fundit ka realizuar këngë edhe me reperin britanik Tinie Tempah, etj. Ora pritet të nxjerr në dhjetor albumin e saj të ri, ndërkohë që kënga e saj ‘Hot right now”, është një nga këngët më të klikuara në YouTube, me 17,000,000 nga gjithë bota.