Këngëtarja kosovare Rita Ora e tregon dashurinë për kafshët edhe kuir ajo është e angazhuar me punë.

Këtë e ka shfaqur më së miri ditën e djeshme në Nju Jork, teksa po realizonte një set të ri fotografik për fushatën e modës “DKNY”, kur ka ndaluar duke përkëdhelur një qen të madh të racës gjermane.

Qeni menjherë ka ngritur këmbët e tij mbi supet e Ritës ndërkohë që ka filluar të lozë me të.

rita ora

Por ky moment i bukur nuk mund të zgjaste pa fund pasi Rita duhej ti kthehej punës.

Edhe pse temperaturat nuk janë shumë favorizuese Rita është dukur e ngazëllyer dhe në formë gjatë realizimit të fotove.

E veshur “casual” dhe me flokët e shkurtra bjonde, bukuroshja 23 vjeçare ka tërhequr vëmendjen e njerëzve përreth.  

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)