Rithehen garat kombëtare
të atletikës në "Loro Boriçi"

Rithehen garat kombëtare<br />të atletikës në "Loro Boriçi"
Federata Shqiptare e Atletikës, në bashkëpunim me Klubin Shumë Sportesh Vllaznia dhe Bashkinë e Shkodrës, organizuan pasditen e së enjtes në stadiumin "Loro Boriçi" "Diten e Kërcimeve", një aktivitet ky që rikthehet në qytetin verior të Shkodrës, pas një pauze rreth tetë vjeçare.

Me shumë emocione janë përjetuar konkurimet në garat e kërcimit së gjati dhe 3 hapësh për femra dhe meshkuj. Mes 11 pjesëmarrësve të garës së kërcimit së gjati për meshkuj, me 7 metra e 48 centimetra, vendin e parë në këtë garë e ka merituar Admir Bregu.

Në vend të dytë është renditur Izmir Smajlaj i Vllaznisë me 7.27 metra, ndërsa në vend të tretë me 7 metra është renditur Rei Toska i Teutës. Për femra në garën e kërcimit së gjati, vendin e parë e zuri Elmedina Oruçi e Vllaznisë me 4.33 metra dhe pas saj, Eda Çuli e Partizanit me 4.27.

Ndërkohë, në garën e kërcimit tre hapësh, ku sërishmi rivaliteti ka qënë mes dy shkodranëve, 19 vjeçari i talentuar, Izmir Smajlaj i Vllaznisë, këtë radhë ka hipur në podiumin e nderit si fitues i vendit të parë.

Ndërkohë, me rezultatin e arritur prej 15 metra e 31 centimetra, ai ka përmirësuar rekordin kombëtar për të rinjë. Në vend të dytë u rendit Durian Idrizi po i Vllaznisë me 14 metra dhe menjëherë pas tij, Xhulio Hila i Mjeshtrisë Sportive të Durrësit me distancën 13,27 m. Ndërsa, në konkurrimin e kësaj disipline për femra, më të mirat janë shpallur Dorina Myrto e Mjeshtrisë Sportive-Durrës me 11,17 m dhe Elmedina Oruçi e Vllaznisë me 10.09 m.

Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe nderimi që Federata Shqiptare e Atletikës dhe Klubi Vllaznia kanë bërë për dy nga sportistët veteranë shkodranë më të spikatur në vite, Arben Mlloja dhe Gëzim Dimnaku. Përmes një ceremonie zyrtare, dy sportistët u nderuan me titullin "Nderi i Federatës", me motivacionin "Në shenjë mirënjohje dhe falenderimi për kontributin e shquar në sportin e atletikes, rekordmen dhe kampion ndër vite në aktivitetet kombëtare dhe ndërkombëtare".(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit

Euro 2024/ Spanja kundër surprizës Gjeorgji, formacionet e sfidës së Këlnit