Rithemelimi akuza Veliajt: Drejtuesit më të lartë të bashkisë së Tiranës kanë punësuar familjarët e tyre në poste me rroga të mira

Rithemelimi akuza Veliajt: Drejtuesit më të lartë të bashkisë së Tiranës kanë punësuar familjarët e tyre në poste me rroga të mira

Silvi Bardhi

Rithemelimi ka akuzuar kandidatin e PS-së për bashkinë e Tiranës, Erion Veliajn për punësime nepotike në këtë bashki gjatë dy mandateve në krye. Në një deklaratë për mediat zëdhënësja e fushatës së Rithemelimit për bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi tha se pas një vëzhgimi të bërë në listën e të punësuarve në posta të larta, rezulton se një pjesë e madhe e tyre janë familjarë të drejtuesve të lartë të bashkisë.

Mes të tjerash, në deklaratë thuhet se gjatë dy mandateve që ka drejtuar bashkinë e Tiranës, Veliaj ka lënë mbi 10 milionë euro borxhe. 

Deklarata e Rithemelimit:

Mbi 10 milionë euro borxh ka lënë Erion Veliaj në dy mandate që ka drejtuar Bashkinë e Tiranës. Këto janë detyrime që do t’i shlyejnë qytetarët e Tiranës.

Teksa ka rritur taksat dhe tarifat dhe ka lëshuar policinë bashkiake në fushata ndëshkimi duke vjelur miliona euro, sërish, të gjitha këto nuk i mjaftojnë Erion Veliajt. Kjo është qeverisja e tij.

Janë qindra punonjës të Bashkisë që paguhen me taksat tona, thjesht për t’i shërbyer Erion Veliajt, profilit të tij personal, interesave politike që ai ka. Qindra punonjës që mbahen me taksat tona, kujdesen që Erjon Veliaj të dalë mirë në publik, të pëlqehet, t’i bëhet shpërndarje në rrjetet sociale.

Vetë Erion Veliaj, në gjysmën e parë të vitit të kaluar, ka kaluar 4 muaj e gjysëm jashtë shtetit, duke marrë të paktën 11 mijë euro dieta. Ndërkohë që me këto udhëtime nuk i ka sjellë qytetit asnjë përfitim, asnjë investim të huaj, asnjë shërbim që të jetë i vlefshëm për jetën tonë.

Gjatë një vëzhgimi të pjesshëm të nëpunësve, tek 270 emra, rezultojnë 127 emërime nepotike. Drejtuesit më të rëndësishëm të Bashkisë kanë futur familjarët dhe të afërmit në pozicione të rehatshme, me rroga të mira.

B.V/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona

Gripi i shpendëve, vatër në Zall-Herr të Tiranës, Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë: Morëm masat, u karantinua zona