Rithemelimi denoncon Sotiraq Filon: Favorizoi një tender duke dorëzuar të dhëna të rreme

Rithemelimi denoncon Sotiraq Filon: Favorizoi një tender duke dorëzuar të dhëna të rreme

Genta Vangjeli

Rithemelimi ka denoncuar kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo pasi sipas tyre ka abuzuar me tenderat e bashkisë. Ata kanë sjellë në vëmendje një vendim të 27 janarit të vitit 2022 ku sipas zëdhënëses Genta Vangjeli Filo ka dorëzuar të dhëna të rreme me qëllim që të favorizohej një tender.  

“Sot do të sjellim në vëmendjen tuaj vendimin nr.5, dt. 27 janar 2022, të Autoritetit të Prokurimeve Publike, që ka përjashtuar operatorin “Korsel” sh.p.k nga pjesëmarrja në prokurimet publike deri më 27 Qershor 2023, pra për një periudhë 1 vjeçare. Arsyeja ka të bëjë me fatin se firma Korsel ka keqinformuar dhe dorëzuar të dhëna të rreme që qëllim të kualifikimit në tendera.

Fakti që ka qenë i përjashtuar nga APP, nuk e ka penguar Korsel sh.p.k të marrë pjesë në 4 procedura prokurimi, madje i ka fituar ato.

Sigurisht, nuk është vetëm oreksi i Korsel për të fituar tendera, por edhe bashkëpunimi institucional për ta lejuar, që ka çuar në këtë shkelje të katërfishtë.

Cili është institucioni shtetëror që ka lidhur 4 kontrata me këtë këtë operator pavarësisht embargos nga APP?

Bashkia Korçë.

Sotiraq Filon, drejtuesin e kësaj Bashkie, nuk e pengoi:

–        As i vendimi i APP-së për përjashtimin e Korsel Shpk, i cili ka fuqinë e ligjit,

–        As raportet e KLSH-së që kanë evidentuar Korsel shpk si keqzbatues te kontratave analoge, në bashki të tjera, përmendim këtu Bashkinë Sarandë, ku në kundërshtim me kontratën e lidhur për pastrimin e qytetit gjatë vitit 2018, ky operator shkaktoi dëm ekonomik 53 milionë lekë dhe vodhi 155 kontejnerë mbeturinash metalikë, dhe 13 kontejnerë plastikë.

–        As padia e Bashkia Kolonjë ndaj “Korsel” sh.p.k; me objekt: Shpërblim dëmi për moszbatim kontrate.

Sotiraq Filo pranoi të shkelë ligjin me të dyja këmbët dhe, në vend që ta skualifikonte këtë operator mashtrues dhe ta dërgonte për ndjekje penale, u bë palë me mashtrimin duke i dhënë 4 kontrata me vlerë 505 milion lekë gjatë kohës së përjashtimit të operatorit Korsel shpk.

Konkretisht këto janë llokmat që Filo e ka qerasur Korselin:

1.      Mirëmbajtja e varrezave publike dhe të Dëshmorëve zhvilluar në 14 Qershor 2022

2.      Shërbimi i pastrimit (Emergjencë) zhvilluar në 12 Qershor 2023

3.      Mirëmbajtja e varrezave publike dhe e Dëshmorëve zhvilluar në 16 Qershor 2023

4.      Shërbimi i pastrimit zhvilluar në 26 Qershor 2023

Katër kontrata disa qinda milionëshe nuk janë gabime as rastësi. Ato janë vendimi i Sotiraq Filos për të shpërfillur ligjin dhe për këtë mund të ketë vetëm një arsye. Kryebashkiaku i Korçës ka dorë, jo vetëm te vendimi, por edhe përqindja e fitimit që Korsel shpk siguron nga të katra kontratat.

A do të marrë masa Kryeministri dhe organet që mbikqyrin zbatimin e ligjit per Sotiraq Filon dhe mashtruesin Korsel shpk, apo do të bëhen palë me mashtrimin e vjedhjen duke heshtur?

A do të hetohet ky rast nga Prokuroria?

A do të reagojë Bashkia Korçë dhe Filo duke dhënë shpjegime për këtë rast?”-thuhet në deklaratën e Rithemelimit.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë