Rithemelimi i Berishës akuzon Entin Rregullator të Energjisë: U bë pjesë e mashtrimit me inceneratorin e Elbasanit

Rithemelimi i Berishës akuzon Entin Rregullator të Energjisë: U bë pjesë e mashtrimit me inceneratorin e Elbasanit

Inceneratori i Elbasanit

Rithemelimi i Sali Berishës ka hedhur akuza ndaj Entit Rregullator të Energjisë se është bërë pjesë e mashtrimit me inceneratorit të Elbasanit. Enno Bozdo doli në një deklaratë për media duke thënë se ERRE e ka cilësuar si funksional që ka prodhuar energji elektrike por thonë se është gënjeshtër.

Edhe këtë herë akuzojnë Edi Ramën duke thënë se ka abuzuar, ka kryer korrupsion e ka vjedhur paratë e shqiptarëve.

“Instrument i mashtrimit është bërë vetë Enti Rregullatori i Energjisë, duke justifikuar ekzistencën e inceneratorit të Elbasanit, duke e cilësuar atë si funksional, që madje ka prodhuar energji elektrike, dhe jo pak por 6792 MËh.  Por, Inceratori i Elbasanit, sipas licencës që ka marrë në ERRE ka kapacitetin e instaluar 2850 KË (kilovat) ose 2.85 MË ( Megavat).

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra. Dhe kjo është një gënjeshtër shumë e trashë, me qëllim të bindë opinionin publik se inceneratori funksionon më së miri. Gënjejnë të gjithë, qeveria, institucionet e pavarura, pa asnjë përjashtim, sepse u duhet të mbulojnë atë që nuk mbulohet kurrë: faktin se Rama u vodhi shqiptarëve.

Rama do të vazhdojë përpara në këtë rrugë të abuzimit, korrupsionit, shkatërrimit të institucioneve, kapjes së shtetit, zhvlerësimit dhe degjenerimit moral. Këto ka bërë në këto 10 vite, sepse nuk di të bëjë asgjë tjetër. Për të kjo është alternativa që ai u servir me sukses shqiptarëve: korrupsion dhe tallava. Kaq mjafton, sepse sipas tij këta janë shqiptarët”, tha Bozdo.

Bozdo shtoi ndarjes nga korrupsioni do i vijë fundi dhe i fton qytetarët që t’i japën votën më 14 maj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?