Rithemelimi i vuri flakën Kuvendit, BE: Parlamenti funksional rol kyç për integrimin europian! Duhet dialog konstruktiv

Rithemelimi i vuri flakën Kuvendit, BE: Parlamenti funksional rol kyç për integrimin europian! Duhet dialog konstruktiv

Sali Berisha dhe flakët në Kuvend

TIRANË- Diplomacia ndërkombëtare është e shqetësuar për kaosin e krijuar nga opozita në Kuvend, ku në seancën e fundit u ndez edhe flakë, tymuese e u përmbysën karriget. Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë thotë se parlamenti funksional është shtyllë qendrore në procesin për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Europian. Delegacioni i BE bën thirrje për dialog konstruktiv në interes të qytetarëve.

“Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë”, thuhet në reagimin e BE.

Edhe ambasada e SHBA dhe e Britanisë së Madhe i bëjnë thirrje palëve politike të ulen në dialog. Për diplomacinë amerikane në vendin tonë, mosfunksionimi normal i Kuvendit, është në dëm të vendit.

“Një parlament funksional dhe dialogu midis përfaqësuesve të tij, janë me rëndësi kritike për t'u ofruar shërbime dhe hartuar ligje në interes të popullit shqiptar. Mosfunksionimi i përsëritur i vërejtur gjatë muajve të fundit nuk është në interes të Shqipërisë”, tha ambasada amerikane në një reagim për Zërin e Amerikës.

Edhe ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Karl Bergner ka shprehur shqetësimin për kaosin e krijuar në Kuvend nga Rithemelimi prej disa javësh, duke theksuar se është thelbësore që Kuvendi i Shqipërisë të ushtrojë kontrollin e ekzekutivit.

Të hënën (20 nëntor), ishte Gazment Bardhi që në një letër drejtuar Kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe trupës diplomatike në vend e quajti miniaturë të Kim Jong Un parlamentin dhe akuzoi se Garda e Republikës ka zaptuar sallën plenare në intimidim të deputetëve të opozitës. Kuvendi miratoi buxhetin e shtetit mes flakëve, në një seancë të shkurtër, pas kaosit që grupimi i deputetëve të Berishës dhe të Bardhit krijuan me tymuese dhe përmbysje të karrigeve.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja