PS kalon në parim pr/buxhetin 2024 në 5 minuta seancë! Rithemelimi tym e flakë në Kuvend! Rama: Prekën fundin, përdoren nga Berisha

TIRANË-  Duhej të zgjaste 2 ditë por seanca e Kuvendit për ligjin më të rëndësishëm në një vit kalendarik, atë të Buxhetit, u konsumua brenda 5 minutave. Me karrigeve pirg, tymit dhe këtë herë edhe zjarrit në sallë, mazhoranca miratoi sot (20 nentor 2023) në parim projekt buxhetin dhe 4 ligjet fiskale pa asnjë diskutim.

Planin për kaos dhe ‘luftë’ në Kuvend, opozitarët e Berishës dhe Bardhit filluan ta vënë në jetë që në orët e para të mëngjesit. Më shumë se 1 orë para nisjes së seancës u paraqiten në dyert e godinës së Kuvendit.

Në hyrje i priste një prezencë e shtuar e Gardës së Republikës, jo vetëm në numër por edhe me kontrolle më të rrepta.

Por kjo nuk i pengoi që përmes parfumeve ‘Tom ford’ 275 euro secili në çantat e kolegeve deputete, të fusnin në sallë të paktën 7 tymuese.

Deri në përplasje fizike pati edhe Gardën, pasi nuk lejoi që Berisha dhe të tijtë të merrnin foltoren. Gazment Bardhi dhe Ludovik Hasani goditën punonjësin e gardës.

Një orë para nisjes së seancës kishte mbërritur edhe Kryeministri Rama, i cili për herë të parë pas 10 viteve në kreu të ekzekutivit nuk e pati mundësinë t’ia prezantonte ligjvënësve buxhetin.

Detyrat më të rëndësishme në këtë seancë Berisha ia kishte lënë numrit dy të Rithemelimit, Flamur Noka. Mali i karrigeve duhet të ishte sa më i lartë.

“Piramida duhet të jetë më e lartë" dëgjohet të thotë Berisha

Berisha i cili në këtë orë do të duhet të ishte para oficeres së policisë gjyqësore në SPAK, që po e heton për korrupsion, futej live në Facebook.

Në nivelin e detyrës së caktuar Flamur Noka ishte i pari që ndezi një tymuese portokalli, teksa të tjera shumëngjyrëshe pasuan.

Për këtë mori edhe përjashtimin e radhës. Për herë të parë në historinë e parlamentarizmit në Shqipëri në seancën e Kuvendit kishte zjarr.

Një tymuese e ndezur Bledjon Nallbani, që u vendos në tavolinë nga deputeti Flamur Hoxha, shkaktoi flakët.  

Absurditetin i situatës së krijuar e tregon edhe reagimi shokues i ministres Spiropali.

Situata kërkoi reagimin e menjëhershëm të Gardës së Republikës, ndërsa si forcë e shtuar për të shuar zjarrin e kolegëve të tij u angazhua edhe Gazment Bardhi.

Pas miratimit të 5 ligjeve me 73 votat e mazhorancës kryeparlamentarja Nikolla mbylli seancën, teksa Flamur Noka gjeti kohën të bënte edhe aktin e fundit, teksa një tymuese e hodhi në drejtim të Nikollës dhe Kryeministrit.

Përmes një reagimi në rrjetin social X kryeministri Edi Rama tha se deputetët e opozitës po përdoren nga Sali Berisha, një person që e cilëson 'në kërkim' nga drejtësia për aferën Partizani, pasi ish-kryeministri ka refuzuar të paraqitet për masat e sigurisë. 

"Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur" shkruajti Rama.

Kreu i grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi e mbrojti votimin duke deklaruar  "se PS nuk mund ta lërë Shqipërinë pa buxhet pasi nuk është vendi në krizë por PD"

Ndërkohë Gazmend Bardhi bëri të qartë se grupi i Rithemelimit nuk do ë heqë dorë nga skenari i kaosit pasi është e vetmja 'armë' që kanë në dorë 

"Ne do ta vazhdojmë betejën në Kuvend, bëjmë betejë për të drejtat e opozitës. Hajdutet më mandat parlamentari i kanë votat për të miratuar ligjet. Ne s’kemi forcë kartoni për t’i ndalur, por beteja jonë është për t’i treguar që ky nuk është parlamenti që përfaqëson interesat e tyre" tha Bardhi.

Çfare u miratua sot ne seancë
Miratohet në parim me 73 vota pro Pr/buxheti 2024
Miratohet në parim me 73 vota pro ligji për akcizat
Miratohet në parim me 73 vota pro ligjet për taksat
Miratohet në parim me 73 vota pro ligji për Tatimet dhe TVSH.

 Ligji për buxhetin dhe 4 ndryshimet ligjore të Paketës Fiskale do t’i rikthehen tashmë komisioneve parlamentare për t’u diskutuar nen për nen, ndërsa normaliteti në sallën më të rëndësishme të demokracisë shqiptare, me opozitën që bën oponencën e mazhorancës, duket shumë larg.

*Ndiqni zhvillimet për më shumë detaje mbi seancën sot.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:05
Nuk ngriti kartonin për pr/buxhetin, Braçe: Ma mori Salihu, votova me dorën lart

1700500190_16312593522417448603557252929560694911320704638869104n.jpg

Mes karrigeve pirg, tymit dhe zjarrit të ndezur në një prej tavolinave në sallë, mazhoranca miratoi në parim projekt buxhetin dhe 4 ligjet fiskale pa asnjë diskutim. Deputeti i PS Erion Braçe i cili nuk ngriti kartonin për të votuar, në një reagim për Report Tv sqaron se kartonin ia kishin marrë deputetët e Rithemelimit ndaj ka votuar duke ngritur dorën.

"Ngrita dorën se kartonin ma kishte marrë Salihu, s'e gjeta! Kështuqë votova me dorën lart", tha Braçe.

Ora 17:35
Rithemelimi kaos në Kuvend, Shehi: Opozita po vetëkonsumohet duke u marrë me çështje personale, po bën gabim

1700498528_shehii.jpg

Kaosin e Rithemelimit, që sa vjen dhe bëhet më i dhunshëm në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi e quan një gabim. Teksa thotë se "aksioni i ri" i opozitës bëhet për çështje personale, referuar masave të sigurisë ndaj Sali Berishës dhe arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, Shehu nënvizon se opozita po vetëkonsumohet duke u marrë me çështje që nuk u interesojnë shqiptarëve.

"Zgjidhjet politike nuk vijnë nga çështjet gjyqësore! Nëse Opozita, do të vetë konsumohet duke u marrë me çështje personale të cilat nuk u interesojnë shqiptarëve, gjykoj se bën gabim! Në të drejtë apo jo, persaonat në fjalë duhet ti dalin për zot vetes përndryshe biem të gjithë në grackën e Edi Ramës", shkruan Shehi në facebook.

Ora 16:20
Evi Kokalari s'përbahet ndaj Rithemelimit: Sa herë që Berisha duhet të shkojë ne SPAK, i vini zjarrin parlamentit! Jeni partia e dhunës, s'duhet të isha ngatërruar kurrë me ju

1700494109_404307111709410087800985959619616402470101n.jpg

Aktivistja Evi Kokalari ka dënuar ashpër kaosin e krijuar nga grupi i Rithemelimit në seancën e sotme plenare, ku mes karrigeve pirg, tymit dhe këtë herë edhe zjarrit u miratuan në parim projekt-buxhetin dhe 4 ligjet fiskale pa asnjë diskutim. Ndërsa e quan Rithemelimin partia e dhunës Kokalari nënvizon se nëse do "ta kishte ditur nivelin që kanë, nuk do ishte bërë kurrë pjesë e tyre".

"Sa të turpshëm jeni!! Ju padiskutim jeni partia e dhunës. Ta kisha ditur këtë nivel, unë do isha ngaterruar kurrë me ju sepse ju as të qendrës se djathtë nuk jeni. Në kam kuptuar diçka këto dy vite në politiken shqiptare, është urrejtja që shqiptaret kanë për shqiptarët. Foltoristet urrenin deri ne vdekje mbështetesit e Bashës. Demokratët në tërësi urrejnë mbështetësit e PS. Myslymanet urrejnë katoliket. Ne fakt, kjo eshte programuar kështu, sepse të përçare ju duan që t'ju sundojnë. Zjarrin ja vini tavolinës së Bashës ndërkohe që ju vetë e instaluat Bashën në atë pozicion, dhe si hipokrite të pashpresë që jeni, po në të njëjtën ditë, postoni mesazhe perkujtimi për 10-vjetorin e Sokol Olldashit. A keni një fije dinjiteti o njerez?"

Kokalari nënvizon se sa herë që Berisha duhet të paraqitet në SPAK për të zbatuar masën e sigurisë për aferën Partizani, Rithemelini i vë flakën parlamentit, duke nënkuptuar se e gjithë "revolta" e tyre lidhet me betejën e ish-kryeministrit me drejtësinë dhe jo me ngritjen e komisioneve parlamentare siç pretendojnë ata. Ndërkaq ka dënuar edhe sjelljen e Albana Vokshit e cila ishte një nga deputetet që futi tymueset në Kuvend.

"Kjo foto tregon qartë qe sa herë Berisha duhet të paraqitet në SPAK, ju i vini zjarrin parlamentit. This is NOT who we are!  p.s. Albana Vokshi, what an embarrassment of a woman you are! *Ti duhet të japësh dorëhqjen si kryetare e forumit të gruas, sepse nuk ke as klas, as meriten e duhur për të drejtuar forumin që duhet të fuqizoje gruan në atë parti. Do thoja jep dorëheqjen si deputete, por fakti që ti nuk ke fituar kurrë vota dhe tërë jetën je në parlament me listat e mbyllura, dhe s'të bën përshtypje - flet qartë për dinjitet qe ke -ose jo - dhe je e korruputuar thellë në shpirt.

Shoh dhe Ina Zhupën ne foto, një turp tjeter qe në kryesi e futi Këllici nëpërmjet votave të orientuara nga forumi rinor. Por kjo nuk është asgjë përpara faktit që Ina Zhupa, nëpërmjet burrit dhe kunatës po ngrejnë kullën ngjitur me Bashkinë e Tiranës. Ina vetë është nga Saranda, ku e gjeti atë tokë në mes të Tiranes? Po lekët për ta ndertuar, apo i shitën apartamentet 'në gropë', sic sugjeron Argita Berisha, a thua se ne jemi një tufe me budallenj  dhe nuk kuptojmë. E kam thënë dhe e përsëris, Rama hiqet duket bashkuar bazën dhe duke afruar elektoratin gri. Ju jeni larg, shumë larg sepse aty ju duan këta që sot i vënë flakën parlamentit! Turp cdo demokrati dhe cdo shqiptari që është OKAY me këtë lloj dhune. Ju nuk jeni as demokrat dhe as të djathtë", shkruan më tej ajo.

Ora 15:58
Momenti kur Gaz Bardhi u turret gardistëve në Kuvend

 

Gazment Bardhi ka qenë një ndër personazhet kryesorë të kaosit të krijuar nga Rithemelimi në Kuvend.

Në një nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë së Kuvendit, Bardhit shkon me vrap për tek dera, por para i dalin dy gardistë, me të cilët përplaset.

Ora 15:35
VIDEO/‘Po ju Lul Bashën dogjët?’, Rithemelimi i vuri flakën karriges së kreut të PD-së! Ironizon Bardhi: S’ka problem

 

Zjarri që shpërtheu sot në sallën e Kuvendit, nga një flakadan dhe që rrezikoi të përhapej edhe me tej u ndez pikërisht në tavolinën ku ulet Lulzim Basha.

Basha vetë mungonte në këtë seancë bashkë me grupimin e deputetëve të Partisë Demokratike.

Në momentin kur gardistët ndërhynë për të shuar flakët, dëgjohet në sfond zëri i Gazment Bardhit dhe i Edi Palokës. Ata ironizojnë vendin e Bashës duke u shprehur se le të digjet vendi i kryedemokratit.

Ora 15:08
Rithemelimi kaos në Kuvend, PD zyrtare: Distancohemi nga dhuna e bojkoti! Zjarrin e ndezin disa që kanë probleme me drejtësinë

1700489826_seliaePD850x450.jpg

Partia Demokratike është distancuar zyrtarisht nga kaosi i krijuar nga Rithemelimi në Kuvend.

Përmes një deklarate zyrtare të bërë nga deputeti demokrat, Arbi Agalliu, PD shprehet se distancohet nga dhuna në Kuvend, ndërsa nënvizon se flakën e kanë ndezuar disa persona që kanë probleme me drejtësinë, duke nënkuptuar Sali Berishën.

"Sot parlamenti i Shqipërisë do duhej të zhvillonte seancën më të rëndësishme të këtij viti. Sot në Parlamentin e Shqipërisë do duhej të diskutehej mbi projektbuxhetin. Të diskutohej mbi shpenzimet marramendëse të kësaj qeverie ku shumica e tyre shkojnë për PPP e koncesione korruptive dhe aspak për hallet dhe problemet reale të qytetareve. Sot në parlamentin e Shqipërisë nuk u kuptua kush e ndizte flakën e kush e fikte flakën.
 
Në të vërtetë, shqiptarët tashmë e kanë kuptuar qartë se vetë e ndezin e vet e fikin, sepse disa kanë halle e probleme personale me drejtësine, sidomos me SPAKUN, e disa të tjere përfitojnë për të kaluar në vetëm 10 minuta dhe pa asnje diskutim, projekt buxhetin për vitin 2024.

Te dashur qytetar! Janë rreth 7 miliard euro të cilat janë parashikuar të shpenzohen në 2024. Asnjë hapsirë e lejuar në seancë plenare dhe në komisione parlamentare për të diskutuar lidhur me këto shpenzime. Arsyeja është e qartë se kush e pengon dhe se kush i jep oksigjen kujt. Një skenar i përbashkët bllokimi. Partia Demokratike, distancohet fort nga dhuna dhe bojkoti.  Partia Demokratike vijon në shërbim të qytetarëve, jo vetëm me dorëzimin e amendamenteve por edhe me denoncimin çdo ditë të këtij buxheti klientelist",thuhet në reagimin e PD.

Me karrigeve pirg, tymit dhe këtë herë edhe zjarrit në sallë, mazhoranca miratoi në parim projekt buxhetin dhe 4 ligjet fiskale pa asnjë diskutim, por në sallë munguan deputetët që kanë zgjedhur të qëndrojnë krah kryetarit të PD Lulzim Basha.

Ora 14:58
Kaosi në Kuvend, Bardhi letër Nikollës dhe ambasadave të vendosura në Tiranë: PS po tenton të krijojë një Parlament njëpartiak

1700334248_gazmentbardhi.jpg

Deputeti Gazment Bardhi ka dërguar një letër drejtuar kryeparlamentares, Lindita Nikolla dhe ambasadave të huaja në Tiranë lidhur me përplasjet dhe kaosin e sotëm në seancën plenare.

Në letrën e dërguar, Bardhi shprehet se mazhoranca ka tentuar të shuajë zërin e opozitës në Kuvend duke i mohuar nisma ligjore dhe duke mos e lejuar të ngrejë komisione hetimore. Duke iu referuar masave të marra ditën e sotme në Kuvend, Bardhi shkruan se salla e Kuvendit është shndërruar në sallë të Gardës ku gardistët përpiqen të intimidojnë deputetët e opozitës.

Letra e Bardhit drejtuar Nikollës dhe ambasadave të huaja në Tiranë
Ora 14:35
Tymueset dhe flakadanët në Kuvend, Bejko: Berisha shpreson t’i shpëtojë zjarrit që SPAK ka ndezur në avllinë e tij! Ramës i duhet një aleat zjarrvënës

1699904047_RolandBejko850x450.jpg

Nënkryetari i PD, Roland Bejko ka reaguar pas dhunës dhe kaosit në seancën plenare të Kuvendit ku u miratua nga parim me 73 vota buxheti për vitin 2024.

Duke akuzuar Berishën dhe Ramën për bashkëpunim me njëri tjetrin, Bejko tha se kreu i Rithemelimit është i gatshëm të ndezë zjarr sa herë i duhet të përballet me drejtësinë ndërsa shtoi se Ramës i duhet një aleat i tillë sa herë që i duhet të japë llogari për krimin dhe korrupsionin e qeverisë.

Reagimi i plotë i Bejkos:

Pas zjarrit të ndezuar sot në parlament, Sali Berisha shpreson t'i shpetojë zjarrit qe SPAK ka ndezur në avllinë e tij.

Sa herë Berishës i duhet të përballet me drejtësinë është gati të ndezë zjarr;  sa herë që Edi Ramës i duhet të japë llogari për krimin dhe korrupsionin që i ka mbërthyer qeverinë i duhet nje aleat zjarrvënës.

Tani është koha që Sali Berisha dhe Edi Rama të japnin llogari para SPAK, por në vend të saj, këta të dy në bashkpunim me njlri tjetrin na shfaqin spektaklin e rradhës.

Asnjëri prej tyre nuk ka interes për llogaridhënie në parlament sepse u dalin zbuluar oligarkët e përbashkët që marrin shumicën e parave nga buxheti i shtetit.

Sot do diskutohej në Parlament buxheti ku dhe si do përdoreshin paratë e shqiptarëve për vitin tjetër. Por Berisha me zjarrin që ndezi në mes të sallës nuk u dha mundësi shqiptarëve të dëgjonin mbi abuzimet e mundshme financiare që qeveria e Ramës ka llogaritur të bëjë më 2024.

Rama dhe Berisha janë bashkë sipas parimit, "njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën e aleancës së kullave me oligarkët e përbashkët të korrupsionit".

Ora 12:21
I akuzoi se përdoren nga Berisha, Bardhi i përgjigjet Ramës: Frikacak, more 65 gardistë për të të mbrojtur! Miratove si manikin buxhetin e PPP-ve

1700334248_gazmentbardhi.jpg

Deputeti Gazment Bardhi i është përgjigjur deklaratave të Ramës, i cili tha se kanë prekur fundin duke u përdorur nga Berisha. Bardhi u thotë se sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë dhe miratonte si manikin buxhetin që financon PPP.

"Edi Rama futi në politikë e parlament përfaqësues të krimit të organizuar, trafikantë, vrasës e hajdutë, duke e bërë Shqipërinë të vetmin vend në Europë që kishte nevojë për miratimin e një ligji për dekriminalizimin e politikës. Sot si një frikacak i kapur në flagrancë me aferat korruptive miliona euro që hetohen e gjykohen çdo ditë nga drejtësia, kishte futur në sallën e Kuvendit 65 gardistë, për ta mbrojtur ndërsa miratonte si manikin buxhetin që financon vetëm PPP korruptive dhe projektet që injektojnë më shumë para për tenderat që kontrollohen nga krimi i organizuar", shkruan Bardhi. 

Ora 12:08
FOTOT/ Tym dhe flakë, pamjet nga kaosi në Kuvend! Çfarë nuk u pa në kamera

Më pak se 5 minuta zgjati seanca më e rëndësishme e vitit në kuvend, ku pritej të diskutohej projektbuxheti 2024. PS miratoi në parim mes tymit dhe flakëve projektbuxhetin me 73 vota pro.

Në këto foto, shihet gjithçka ndodhi në seancë. Ku deputetët e Rithemelimit ndezin flakadanë disa ngjyrëshe, ndërkohë që socialistët kanë vijuar me planin e tyre, atë të votimit të buxhetit të vitit 2024.

Ora 11:53
Deputetët e Berishës kaos në kuvend, Rama: Kanë prekur fundin, i mori me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia! S’do i lëshojë derisa të shkërmoqen

1700472911_rama.jpeg

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kaosin që Rithemelimi shkaktoi në Kuvend, ku pritej të diskutohej projektbuxheti 2024. Rama shkruan se ata kanë prekur fundin dhe se po përdoren nga Sali Berisha, një person që e cilëson në kërkim nga drejtësia për aferën Partizani, pasi ish-kryeministri ka refuzuar të paraqitet për masat e sigurisë. Rama thotë se, Berisha nuk do t'i lëshojë derisa t'i shkërmoqë. 

I futën fjalorin e sjelljet e rrugës në politikë, ndërsa politikën e hodhën në mes të katër rrugëve, duke mbjellë sherr, rrëmujë, dhunë dhe korrur humbje, humbje, humbje… Tanimë kanë prekur fundin, ku i ka marrë me vete halli i një të kërkuari nga drejtësia, që nuk do t’i lëshojë derisa të shkërmoqen e të ridalin copa e çika mbi ujë, si mbeturinat e një anijeje të mbytur.

 

Ora 10:41
Prani e shtuar e Gradës në Kuvend, Çuçi: Detyra tyre të garantojnë një seancë normale

 

I pyetur se përse ka pasur prani të shtuar të Gradës në Kuvend, kreu i grupit të PS, Bledi Çuçi ka thënë se është detyra e tyre që të garantojnë një seancë normale.

“Ka punën e vet. Duhet të garantojë një seancë normale. Nuk e di si i ndan detyra gradat. Detyra jonë është ti japim shqiptarëve buxhetin më të madh historik”, tha Çuçi.

Ora 10:39
Bledi Çuçi: Nuk flitet për buxhetin me tymyese, opozita të paraqiste alternativa

 

Kreu i grupit të PS, ka folur pas mbylljes së seancës për pr.buxhetin 2024, e cila u zhvilluar për vetëm 5 minuta mes tensioneve të shkaktuara nga Rithemelimi. Bledi Çuçi tha se nuk flitet për buxhetin me tymuese dhe se opozita duhet të ishte duke diskutuar dhe duke paraqitur alternativa.

E pamë edhe sot, e njëjta skenë, peizazh, me tymuese, karrige të hedhura, e vetmja e re sot, që shqiptarët duhet të kenë vëmendje është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e këtyre dy viteve. Janë 7 mld euro që është dyfishi i buxhetit të vitit 2013. Sot duhej të jepnin alternativat, nuk flitet me tymuese kur bëhet fjalë për buxhetin. Edhe sot pamë një skenar. Rritja më ë e madhe e pagave në histori.

Ora 10:37
U miratua me 73 vota pro, çfarë përmban buxheti 2024, i konsideruar si më i madhi në historinë e vendit

1700472819_1700472515124.jpeg

Kuvendi ka miratuar ditën e sotme në parim me 73 vota projektbuxhetin për vitin 2024 që konsiderohet si projektbuxheti më i madh publik me 7 miliardë euro shpenzime publike të planifikuara.

Sipas skenarit bazë për vitin e ardhshëm, rritja ekonomike parashikohet të jetë 3.8% me një rritje mesatare vjetore prej rreth 4% për periudhën afatmesme në vijim.

Pas miratimit në parim, projektbuxheti do të kthehet për diskutime nen për nen në komisionet parlamentare dhe më pas miratohet në seancë plenare.

Sipas prezantimit të bërë nga ministri i Ekonomisë dhe Financave Ervin Meta, të ardhurat buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, për periudhën 2024-2026 parashikohen të rriten në vlerën mesatare prej 27.8% të PBB, nga 27% që kanë rezultuar përgjatë periudhës 2019-2022.

Kjo rritje, sipas Minstrisë së Financave dhe Ekonomisë, bazohet kryesisht në përmirësimin e administrimit fiskal, duke zgjeruar bazën e tatimit me synim minimizimin e informalitetit dhe shmangies tatimore.

Projektbuxheti vijon mbështetjen për një rritje domethënëse të pagave, duke bërë të mundur që brenda vitit 2024 të realizohet objektivi i vendosur për të arritur një nivel page mesatare prej 900 euro në muaj. Gjithashtu kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje, duke zbuluar se nga rritja e pagave në sektorin publik do përfitojnë mbi 14 mijë infermierë dhe 30 mijë mësues.

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë 5.3% e PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin. Paketa e investimeve mbështet infrastrukturën kombëtare dhe vendore, për t’iu përgjigjur sa më mirë kërkesës në rritje të turizmit.

Investimet Publike për vitin 2024 janë planifikuar në masën 5.3% e PBB ose 128.5 miliardë lekë, rreth 4.6 miliardë lekë më shumë se plani fillestar i vitit 2023. Shumica e shpenzimeve kapitale për vitin 2024 shkon për financimin e projekteve në vazhdim si: Unaza e madhe e Tiranës, Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, Rruga e Arbrit, Segmenti Orikum-Dukat, apo projektet e nisura në infrastrukturën e ujësjellës-kanalizimeve që kapin vlerën totale prej 11 miliardë lekë, si dhe projektet e zhvillimit urban të implementuara nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të financuara me 16.6 miliardë lekë. Gjithashtu, vijon financimi i rindërtimit me 7 miliardë lekë, duke lënë gjithashtu të hapur mundësinë e rialokimeve me qëllim përshpejtimin e mëtejshëm të këtij procesi.

Buxheti i vitit 2024 shoqërohet me një Paketë Fiskale, e cila synon qëndrueshmëri të legjislacionit dhe politikës fiskale, duke mos ndërmarrë masa të ndjeshme fiskale, por duke vendosur theksin te mirëadministrimi.

Ora 10:35
Bledi Çuçi: Nuk do ta lëmë Shqipërinë pa buxhet, nuk është në krizë vendi por PD

Kryetari i grupit të PS-së, Bledi Çuçi mbron votimin e pr/buxhetit 2024

“Nuk do ta lëmë Shqipërinë pa buxhet, nuk ka krizë Shqipëria krizë është opozita, PD-ja’ tha Çuçi për gazetarët.
 

Ora 10:29
Bardhi: Në Kuvend ishte kryehajduti Edi Rama, s’kemi vota ta ndalojmë, por do përshkallëzojmë aksionin

 

 

Deputeti Gazment ka folur pasi seanca për pr.buxhetin 2024 u mbyll për 5 minuta pas tensioneve në Kuvend, ku Rithemelimi ndezi tymuese. Bardhi tha se në seancë ishte kryehajduti i Shqipërisë, referuar kryeministrit Edi Rama. Bardhi tha se do ta përshkallëzojnë aksionin e tyre.

Në kuvend ishte paraqitur kryehajduti i Shqipërisë një frikacak. Ia thasë në sy, që një frikacak për të ardhur në kuvend, në një vend që pretendon se është vend demokratik, kishte mbushur sallën me punonjës sigurie, opozita do dëshironte që kjo seancë të ishte normale, të kishte shkëmbim të ideve. Opozitës po u mohohen të drejtat kushtetuese.

Nuk kemi patur asnjë përplasje me gardën. S’kemi betejë më gardën. Sipas ligjit garda nuk mund të futet në sallë për të rrethuar deputetët e Kuvendit. Është e paprecedentë, s’ka ndodhur kurrë, deputetët e PS nuk kanë nevojë për gardistë te koka. Ne do ta vazhdojmë betejën në Kuvend, bëjmë betejë për të drejtat e opozitës, për t’i shërbyer interesit publik. 4 min e 50 sekonda seancë do të thotë që Kuvendi është futur në paligjshmëri. Hajdutet më mandat parlamentari i kanë votat për të miratuar ligjet. Ne s’kemi forcë kartoni për t’i ndalur, por beteja jonë është për t’i treguar që ky nuk është parlamenti që përfaqëson interesat e tyre.

Kemi një plan të përshkallëzimit të aksionit opozitar në parlament. Mos na çoni në hapin e fundit. Kini durim dhe do shikoni hap pas hapi aksionin e opozitës. Ky është hapi i radhës, të jeni të sigurt që në ditët në vijim do shihni çdo hap të opozitës për të fituar të drejtat e veta. Sapo të mbaroj procesi parlamentar mbi këtë paketë ligjore do ndjekim edhe hapa të tjetër institucional për të respektuar rregulloren e parlamentit dhe Kushtetutës.

Ora 10:14
VIDEO/ Rama po largohej nga salla e Kuvendit, Flamur Noka hedh tymuese drejt kryeministrit! E priti punonjësi i Gardës

Pas miratimit në parim të buxhetit 2024 me 73 vota pro, në mbyllje të seancës, teksa kryeministri Edi Rama po largohej nga Kuvendi, deputetët e Rithemelimit kanë hedhur tymuese në drejtim të tij dhe të ministrave.

Siç shihet nga pamjet, ka qenë deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka ai që ka tentuar të godasë Ramën me tymuese, por njëri prej gardistëve ka ndërhyrë duke e pritur. Noka ishte përjashtuar më herët nga seanca për shkak se hodhi tymuese në sallë. 

Kjo ishte paraqitja e parë e Ramës në Kuvend që pas seancës së 12 tetorit, ku pati një interpelancë me deputetin Kreshnik Çollaku pasi ky i fundit i kërkoi një qëndrim më të qartë për sulmin e grupit terrorist serb në Banjskë ku mbeti i vrarë një polic.

Ora 10:12
VIDEO/ Berisha live nga Kuvendi u kërkon deputetëve mbështetje: Tani edhe ju fjalime se më latë vetëm

Ish-kryeministri Sali Berisha i ka nisur herët fjalimet në Kuvend. Ndërsa po përpiqet bashkë me deputetët e tij që të bllokojnë seancën plenare ku do të diskutohet projektbuxheti 2024, Berisha ka mbajtur fjalime live, por kërkoi mbështetjen e të tijëve për të mbajtur fjalime.

Në një moment, Berisha u kërkon mbështetësve të tij që të mbajnë fjalime live pasi ngeli i vetëm.

“Tani edhe ju fjalime, se ngela vetëm unë”, tha Berisha.

Ora 10:04
Videolajm/ Deputetët e Rithemelimit ndezin tymuese në Kuvend. Përjashtohet Noka! Nikolla kalon direkt në votim

 

Deputetët e Rithemelimit ndezin tymuese në Kuvend. Nikolla kalon direkt në votim për prezencën 73 deputetë prezentë. 
Kryetarja e Parlamentit përjashtoi nga seanca Flamur Nokën i cili ndezi një nga tymueset.

Ora 10:04
VIDEO/ Deputetët e Rithemelimit ndezin zjarr në Kuvend, punonjësit e Gardës e fikin me ujë

 

Deputetët e Rithemelimit kanë ndezur zjarr në Kuvendin e Shqipërisë. Ka qenë një flakadan i ndezur nga një prej deputetëve të Rithemelimit që më pas ka sjellë përhapjen e flakëve në tavolinë.

Gardistët kanë shpejtuar për të fikur zjarrin, ndërsa salla është mbuluar nga tymi i tymueseve të hedhura nga deputetët e Rithemelimit.

Pavarësisht kontrollit nga ana e Gardës, deputetët kanë arritur të fusin tymuese dhe flakadanë.

Ora 10:03
Mes tensioneve, nis seanca në Kuvend për pr.buxhetin 2024! I pranishëm edhe Rama

1700470875_kuvendd.jpg

Ka nisur mes tensioneve seanca në Kuvend për pr.buxhetin 2024. I pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.

Ndërkohë, Rithemelimi ka vijuar me thirrjet kundrejt Lindita Nikollës, mashtruese.

Nikolla: Pse nuk doni të flasim për rritjen e pagave, tekste falas për 231 mijë nxënës, mbështetje financiare për studentë.

Ora 09:53
Garda ndalon Gazmend Bardhin, deputeti kërkon Nikollën: Ku është mashtruesja që tha se nuk ka urdhër garde për tu rreshtuar

 

Deputeti Gazmend Bardhi nuk është lejuar nga gardistët të ulet tek vendi i tij.

“Ku është ajo mashtruesja që thotë se nuk ka urdhër garde për tu rreshtuar kështu. Ku është ajo mashtruesja” thotë Gazmend Bardhi duke iu referuar kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Ndërkohë Sali Berisha vijon live komunikimin me qytetarët në rrjete sociale.

Ora 09:51
Berisha video-live në Kuvend para nisjes së seancës, Braçe: Përroi i ditës

 

Deputeti Erion Braçe ka ironizuar kreun e Rithemelimit Sali Berisha ndërkohë që ky i fundit po fliste në një video-live.

“Mirëmëngjes, përroi i ditës”-shkruan deputeti socialist Erion Braçe.

Ora 09:46
Kontrollet e Gardës në hyrje të Kuvendit, Paloka-deputetes së PS: Jeni gati të hiqni edhe brekët

 

Nuk kanë munguar as fyerjet e deputetëve të Rithemelimit ndaj kolegëve socialistë në momentin kur kanë hyrë në Kuvend dhe janë kontrolluar nga Garda.

Gjatë momentit që Garda po kontrollon një prej deputeteve të PS, deputeti i Rithemelimit, Edi Paloka e ka ironizuar ligjvënësen duke thënë: “Këta janë gati me heq edhe brekët”.

Paloka: Kontrolloje këtë (deputeten socialiste). Këta janë gati me heq edhe brekët

Paloka: Po je deputete moj, si thua po?

Asllan Dogjani: Neve na kontrollojnë këta, na heqin xhaketat e rripat e pantallonave.

Ora 09:23
Tensione në Kuvend, Bardhi si gardist i Berishës! Bashkë me Ramdan Likajn shtyn njërin prej gardistëve

Deputetët demokratë janë përplasur me punonjësit e gardës që në hyrje të sallës së Kuvendit. Siç shihet edhe nga pamjet, pasi Berisha ka kërkuar që të hyjnë deputetët e tjerë ka pasur një përplasje të mes Gazment Bardhit dhe Ramadan Likajt me punonjësit e gardës. Shihet edhe një tjetër moment teksa Bardhi shtyn njërin prej punonjësve të Gardës. 

Teksa Berisha tentonte që të shkonte te foltorja, është ndaluar nga Garda.

Pas kësaj ka ndërhyrë Gazment Bardhi, i cili kërkon që Garda mos të shtyjë dhe është përplasur me gardistët.

“S’ju vjen zor, e keni kthyer në shtet policor. Për ça ka i ke sjell këta? Për ça ushtroni kontroll? Kush jeni ju mo”, tha Bardhi. 

Ora 09:19
Rithemelimi plan për të bllokuar seancën në Kuvend, Garda kontrollon deputetët para hyrjes në sallë! Dogjani: Si në diktaturë

1700468357_baci.jpg

Punonjësit e Gardës po kontrollojnë deputetët e Rithemelimit para hyrjes në sallën e Kuvendit, ndërsa ata kanë paralajmëruar bllokim të punimeve, teksa sot do të diskutohet buxheti 2024. Asllan Dogjani e quajti diktatorë.

Ora 09:11
Seanca maratonë për buxhetin 2024, Rama mbërrin në Kuvend

 

Pas disa mungesash në Kuvend, sot kryeministri Edi Rama ka mbërritur në organin legjislativ për të marrë pjesë në seancën maratonë që do të mbahet për buxhetin e vitit 2024. 

Hera e fundit që Rama mori pjesë në Kuvend ishte 12 tetori i këtij viti në interpelencën e kërkuar nga deputeti demokrat Kreshnik Çollaku i cili kërkoi që kreu i ekzekutivit të mbante nëj qëndrim lidhur me sulmin e grupit serb në Banjskë. 

Ora 09:01
1 orë para nisjes së seancës maratonë për buxhetin 2024, deputetët e 'grupit Bardhi' mbërrijnë në Kuvend

 

Menjëherë pas mbërritjes së deputetëve socialistë në Kuvend, kanë mbërritur më pas edhe deputetët demokratë të 'grupimit' të Gazment Bardhit. Deputetët, mes tyre Gazment Bardhi, Xhelal Mziu dhe Gjekmarkaj, shihen teksa mbërrijnë 1 orë parë para nisjes së seancës për buxhetin e vitit 2024.

Seanca maratonë për diskutimin e buxhetit 2024, do të nisë në orën 10:00.

Ora 08:54
Rithemelimi ka paralajmëruar kaos, socialistët mbërrijnë më herët në Kuvend

 

Deputetët socialistë po shkojnë më herët në Kuvend, ku do të mbahet seanca maratonë për buxhetin 2024, ndërsa Rithemelimi ka paralajmëruar sërish kaos dhe bllokimin e punimeve. Ministri Taulant Balla, kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi dhe deputeti socialist Toni Gogu janë ndër të parët që janë futur në ambientet e Kuvendit, ndërsa seanca është parashikuar të nisë në orën 10:00.

 

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)

 

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 21/11/2023 10:20

    Se komentojne patronazhistet kunder opozites nuk me vjen keq sepse eshte e drejta e tyre, por kur komentojne Bejko me shoke kunder opozites ( qe e mbajne veten per opozite dhe perfaqesohen me siglen e PD-es) qe nuk kane as anetare e jo me simpatizante, qe nuk shoh nje shkrim te vetem kunder qeverise dhe shumices parlamentare,qe imiraton ligjet me shumice parlamentare me mbeshtetjen e votave te "PD-es" ky eshte kulmi i pandeshmerise dhe i intrigave per pushtet.

    Përgjigju
  • Iris: 21/11/2023 02:38

    Jepini ca muaj /pushime/ Berishes se ai hedh gurin e fsheh doren,ka gjetur budallenj si Bardhi e Noka,etj.Pa Berishen keta jane si kopeja pa dashin me zile ne krye.

    Përgjigju
  • Vicidoli: 20/11/2023 18:06

    Nepi Sali kalle krejt parlamentin

    Përgjigju
  • nuki: 20/11/2023 17:32

    shfaqje e bukur. urime

    Përgjigju
  • Alb: 20/11/2023 15:54

    Si deputete edhe populli

    Përgjigju
  • Linda: 20/11/2023 14:52

    Paloka ironizon grat dhe flet me gjuhe rrugacerie se keta modernet e opozites ca nga e bardha qe perdorin ca nga ato qe kane vjedhur jane shderruar ne "modern" nga burra jane bere burreca ordineret funderrinat!

    Përgjigju
  • demotakercita: 20/11/2023 14:40

    Ne qoftese nje qytetar do te kryente te tilla veprime si keta "deputet" ,cfar do te bente policia,prokuroria e gjykatat?Z.Sali,per nje veprim te tille te protestuesve ne rruge,vrau kater qytetare te thjeshte dhe plagosi dhjetra te tjere.Ne qoftese "opozita"(po eshte e tille) s'ka nevoj per te tilla veprime.Ata le te shpalosin politikat qe mendojne pa cenuar te drejten e te tjereve.Ky nuk eshte funksionim i shtetit por marrje ne dore te vendit nga rrugaceria e "veshur" me pushtet.Bardhi ka te drejte qe bashkohet me Saliun pasi Ai ne prill te 2021-t vrau njerez te pafajshem dhe nuk i hyri gjmb ne kembe."Si lum ky popull per keta deputete qe vetem kur eshte fjala per rrogat dhe interesat e tyre,votojne UNANIMISHT"

    Përgjigju
  • minushe: 20/11/2023 11:15

    ckeni me gardistet se saliu i mbrojti gardistet kur vrane me 21 janar....

    Përgjigju
  • e drejta: 20/11/2023 10:50

    FORCA KOLLOSI EDI RAMA . COJE SHQIPERINE NE MAJAT ME TE LARTA, SHPELLARET JANE MIZA DHEU PARA TEJE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok

Sali Berisha: Vendimi i parë që do marr kur të vij në pushtet, është rihapja e TikTok