Rithemelimi ‘i vuri flakën’ vendit të Bashës në Kuvend, zëdhënësja e PD: Njerëz të vegjël, kanë humbur arsyen me revolucione që nuk ndezin asnjëherë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina ka qenë e ftuar në Studio Live me gazetarin Arbër Hitaj në Report Tv ku ka folur mbi situatën e krijuar në jetën parlamentare prej javësh, si pasojë e kaosit të krijuar nga grupi i Berishës dhe Bardhit.

Ajo komentoi edhe një moment kur në Kuvend iu vu flaka për një moment tavolinës para karriges ku ulet Lulzim Basha. Karabino i quajti deputetët e Rithemelimit “njerëz të vegjël” duke shtuar se kanë humbur totalisht arsyen.

“Jo vetëm që nuk janë politikanë, por njerëz shumë të vegjël. Si duket e kanë humbur komplet arsyen. Këto janë akte mbijetese dhe kanë humbur pikë edhe nga ato pak persona që mund t’i kenë mbështetur më herët”- u shpreh ajo.

Sipas zëdhënëses së PD-së, duhej që deputetët grupit të Bardhit dhe Berishës të linin mënjanë aksionin e tyre të dhunshëm në ditën kur u mbajt seanca për miratimin e buxhetit 2024.

“Është për të ardhur keq, po kalohej buxheti I 2024 që lidhet direct me jetën e qytetarëve, ku doi të shkojnë lekët, a do ketë rritje pagash, pensionesh, a do të ketë fonde për bujqësinë...fondet IPARD nuk shkojnë pë bujqësinë. Ai grupim ka humbur rrugën, minuan diskutimin për buxhetin duke bërë që të kalojë fare butë, për 4 minuta. PD ka ngritur shqetësime pse ky buxhet nuk shkon për përmirësimin e jetës së qytetarëve. Kjo pjesë e opozitës nuk ka për interes qytetarët. PD-së iu bë tradhti nga kjo pjesë e opozitës. Qytetarët duan zgjidhje. Qytetarët duan të dinë pse ky buxhet nuyk do të shkojë për përmirësimin e jetës së tyre. Grupi i Rithemelimit kan humbur busullën”- tha Karabina.

Sa i takon propozimit të partive të vogla për krijimin e një Federate Opozitare, Karabina tha se nuk përjashtohet mundësia e bashkëpunimit me forcat opozitare në të mirë të qytetarëve shqiptarë. Ndërsa për mundësinë e negociatave të mundshme me grupin e Bardhit, ajo u shpreh se PD e ka derën të hapur për personat që duan të ndjekin agjendën e PD.

“PD ka një agjendë të saj, kushdo që e ndjen veten e ka derën të hapur në PD. Kemi një lëvizje dhe grupim (të Berishës) që ka ardhur duke u rrudhur me revolucione që nuk ndezin asnjëherë”- nënvizoi zëdhënësja.

Për organizimin brenda partisë, ajo njoftoi se në fund të vitit përfundojnë zgjedhjet për nivelet e dyta të drejtimit ndërsa në janar mbahen zgjedhjet për kryetarë të degëve të PD në rrethe.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tornitori: 27/11/2023 23:28

    kjo flet sikur "revolucionet" e lulit kane ndezur :)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas