Rithemelimi kaos në Kuvend, Burimi: Do tërheqin vëmendjen e ndërkombëtarëve! Politologu: PS nuk lejon opozitën të ushtrojë të drejtat e saj  

TIRANË- Opozita krijoi sot kaos në Kuvend duke bllokuar punimet për zhvillimin e një seance normale. Rithemelimi kishte shkuar me skenar të qartë për të krijuar kaos. Analisti Genc Burimi tha në Report Tv se ky aksion i opozitës do të tërheqë vëmendjen e ndërkombëtarëve, pasi sipas tij aleatëve nuk iu shërben kjo situatë. Për emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Besmira Pelushaj, Burimi u shpreh përgjegjësia për këtë situatë i bie mazhorancës.

“Do tërheqë vëmendjen e ndërkombëtarëve. Erdhën në tetor spati asnjë reagim për demokracinë në Shqipëri, Macron apo Scholz nuk pushonin së denoncuari demokracinë në Poloni apo Hungari. Opozita kishte gjetur ende këndin e duhur për t’i tërhequr vëmendjen ndërkombëtarëve. Përgjegjësia në këtë rast i mbetet mazhorancës. Është ajo që duhet të krijojë një kontekst të favorshme pune për deputetët. Është një situatë që nuk i shërben ndërkombëtarëve. Rama kishte krijuar një lloj saraji në Shqipëri, duke u thënë ndërkombëtarëve që unë e menaxhoj situatën”, tha Burimi për Report Tv.

Politologu Andi Mustafaj tha se Kuvendi nuk është funksional, pasi PS nuk lejon opozitën që të ushtrojë të drejtat e saj. Një koment e kishte edhe për mungesën e grupit të Lulzim Bashës.

“Ky është një spekulim për sa kohë nuk jemi në kokën tyre. Gjykojmë pasojat. Kemi një parlament që kur ka ardhur në pushtet PS, më gjeni në deputet që kanë propozuar diçka, janë vetëm numra që ngrenë ulin dorën kur ja kërkojnë. Edhe kur u arratis Ahmetaj s’ka pas asnjë reagim. Kuvendi është jofunksional.

Opozita duhej të ishte bashkë, është e drejta e atyre që të ushtrojnë mandatin si e ndjenë ata, siç mendojnë që është në përputhje me parimet e tyre. Jemi në situatë ku qeveria nuk i jep asnjë të drejtë kushtuese opozitës, që të ushtrojë kontrollin e saj mbi qeverinë. Nesër mund të jetë PS në opozitë dhe këto të drejta duhet t’i garantohen dhe saj”, tha Mustafaj.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve