Një protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përpara Bashkisë së Tiranës, për transparencë mbi projektin e Teatrit Kombëtar, e tejkaloi këtë kauzë dhe u kthye në tubim politik me praninë e deputetëve të Rithemelimit, Ilir Metës dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha në ‘arrest shtëpie’ për aferën Partizani dhe 2 herë non grata.
Qëllimin e vërtetë, e shfaqi Argita Malltezi, jo vetëm përmes fjalëve, por edhe stampimit në bluzën e saj me foton e babait, dhe shkrimin: “Lironi liderin e opozitës”. Para protestuesve ajo tha se Veliaj është një krye bashkiak që nesër synon të jetë kryeministër, ndaj duhet rrëzuar.
Me thirrjet për dorëheqjen e krebashkiakut Erion Veliaj, përreth 1 orë protestuesit bllokuan rrugën para bashkisë dhe nisën të godasin me vezë dhe mollë godinën
Tensionet nisën në momentin që këshilltarët opozitarë dhe disa protestues tentuan të futen brenda bashkisë për të dorëzuar një kërkesë për mbledhje urgjente të këshillit, por mes tensionit, nuk u lejuan nga policia.
Gazmend Bardhi tha se Erion Veliaj nuk duhet të rrijë në zyrën e kryetarit por të shoqëronte në qeli vartësit e tij, të arrestuar së fundi për dosjen “5D”. Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, sulmoi SPAK-un duke ritheksuar se ka qëllim të asgjësojë opozitën. Protestës nuk i mungoi as Sali Lusha, ish-gardisti i Sali Berishës kur ka qenë president. Lusha është dhe babai i Stresit.
Përfaqësuesja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, Adriana Kalaj, i qëndroi kauzës së saj duke kërkuar të bëhet publik projekti i ndërtimit të Teatrit të Ri kombëtar dhe të jepet përgjigje nëse aty do të ndërtohen apo jo kulla.
Një protestë e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, përpara Bashkisë së Tiranës, për transparencë mbi projektin e Teatrit Kombëtar, e tejkaloi këtë kauzë dhe u kthye në tubim politik me praninë e deputetëve të Rithemelimit, Ilir Metës dhe vajzës së ish-kryeministrit Sali Berisha. Qëllimin e vërtetë, e shfaqi Argita Malltezi, jo vetëm përmes fjalëve, por edhe stampimit në bluzën e saj me foton e babait, dhe shkrimin: “Lironi liderin e opozitës”.
Pse vërtet barbarin sali lusha do durojme ne. Hapni syte njerez! Largoni shpellaret!
PërgjigjuSka faj kjo fajin e ka drejtesia jone qe as ka per tu bere ndonjher drejtesi. Lideri hales eshte saliu dhe shoket e tij
PërgjigjuPo u bejne zbore shpellaret ne emer te shpellarokracise.
Përgjigju