Rithemelimi sërish protestë nesër para bashkisë! Policia jep lejen paralajmëron organizatorët! Rrugët bllokohen sërish

Rithemelimi sërish protestë nesër para bashkisë! Policia jep lejen paralajmëron organizatorët! Rrugët bllokohen sërish

Protestë

Policia ka dhënë lejen për organizimin e protestës nesër në orën 10:00 pranë  Bashkisë së Tiranës. Edhe pse leja merret nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, protagonistët kryesorë janë Partia Demokratike e Rithemelimit dhe Partia e Lirisë. Qëllimi kryesor i protestës është lirimi i ish kryeministrit Sali Berisha në 'arrest shtëpie' prej 30 dhjetorit 2023, pasi po hetohet për akuzën e korrupsionit' për aferën e kompleksit "Partizani', ndërkohë bëjnë thirrje dhe për dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj pas arrestimeve të drejtorëve të bashkisë.

Policia e Tiranës përsërit thirrjen organizatorëve dhe pjesëmarrësve që të distancohen nga çdo akt dhune. 

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë respekton plotësisht të drejtën e qytetarëve për të organizuar dhe marrë pjesë në tubime paqësore. Policia u përsërit thirrjen organizatorëve, drejtuesve dhe pjesëmarrësve në tubime për të respektuar ligjin dhe për t'u distancuar nga çdo akt dhune", thuhet në njoftim.

Kjo është protesta e tetë që zhvillohet para bashkisë së Tiranës. Kujtojmë se, edhe pak kohë më parë Aleanca për Mbrojtjen e teatrit dhe opozita kanë zhvilluar para Bashkisë së Tiranës, të cilat u shënjuan edhe nga episode të dhunshme. Bombat molotov ndaj godinës rrezikuan jetën e policëve, ndërsa këshilltarët opozitarë tentuan të çanin gardhin metalik e të hyjnë me forcë në bashki.

Policia informon se janë marrë masa organizative dhe operacionale për garantimin e rendit publik dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës. Policia bënë me dije se do të ketë bllokim të qarkullimit të mjeteve në bulevardin para bashkisë.

“Në zbatim të planit të masave, prej orës 09:30 e në vijim do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.

Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime”, thuhet në njoftim.

Xh.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë