Ka zgjatur vetëm 8 minuta seanca e sotme mes tymit të shkaktuar nga tymueset të cilat edhe këtë herë deputetët e Rithemelimit ndezën në Kuvend. Sot stafetën e mori Edmond Spaho. Në foto duket qartë kur ai ndez tymuesen dhe më pas e vendos në tavolinë.
Duhet thënë se kaosi që vijon të shkaktojnë deputetët e Rithemelimit nuk ndalon maxhorancën të votojë pr/ligjet në rendin e ditës.
Sot me 74 vota u miratua dhe rregullorja e re e Kuvendit që parashikon përjashtimin deri në 60 ditë të deputetëve që shkaktojnë kaos. Deri tani janë 13 deputetë të Rithemelimit që janë përjashtuar për ndezjen e flakadanëve. Foto LSA.
Lajmi kryesor:
PS miraton mes tymueseve rregulloren që përjashton 2 muaj deputetët e kaosit! Bardhi: E çojmë në Kushtetuese! Rithemelimi përplaset me Gardën
Ora 11:40
Rithemelimi vijon kaosin, Stafetën e ndezjes së flakadanëve në kuvend e merr Edmond Spaho