Rithemelimi-presidentit: kthe ligjin për zonat e mbrojtura: Nëse Begaj nuk e kthen, bëhet palë me një ligj klientelist

Rithemelimi i kërkon Presidentit të Republikës të kthejë ligjin për zonat e mbrojtura në Kuvend, si një ligj klientelist që do të shkaktojë masakra mjedisore.

Deputetja Ina Zhupa tha se nëse ligji nuk kthehet, atëherë kreu i shtetit bëhet palë kundër interesit publik.

Që në ditët e para kur sapo u depozitua nisma e 12 deputetëve “ Për Zonat e Mbrojtura” kemi denoncuar që do ishte një masakër mjedisore, në dëm të interesit publik dhe shkatërruese për këto zona. Me miratimin e draftit final, është e qartë se çdo cep, çdo sipërfaqe e zonave të mbrojturave mund të shndërrohet në beton, në resort, në kasino, në biznese për oligarkët, mjafton të jesh klient i pushtetit dhe të jap miratimin Rama.

Ky ligj është kundështuar ashpër nga ekspertët mjedisor, nga ambjentaliste, organizata të shoqërisë civile sepse është rrënimi i mbrojtjes që duhet kishin këto zona, ku betonizimi duhet ishte fjala e ndaluar dhe jo qëllim në vetvete sic eshte tani.

Sot zyrtarisht në emër të Partisë Demokratike, i drejtohem Presidentit të Republikës Bajram Begaj që të respektoj pozicionin e tij kushtetues dhe të kthej ligjin në kuvend. Presidenti nuk mund të zgjedhi të hesht dhe të fshihet kesaj rradhe, sepse duke mos e kthyer në kuvend do bëhet palë me një ligj klientelist, kundra interesit publik, kundra kushtetutës dhe kundra standarteve të Bashkimit Europian.

Delegacioni i Bashkimit Europian kërkoi qe te merren ne konsiderate shqetesimet e shoqerise civile dhe te rihapet procesi i konsultimit. Ai kerkoi qe ne kuader te procesit te integrimit qeveria duhet t’i kushtoje vemendjen e duhur direktivave te BE per mjedisin. Presidenti i Shqipërisë ka mundësinë që me kthimin e ligjit, të kërkoj konsultim publik, konsultim me ekspertët e Bashkimit Europian, respektimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit, respektimin e konventave që ka ratifikuar Shqiperia dhe respektimin e Kushtetutës.

Ky është një ligj që zhduk zonat e mbrojtura dhe i lë ato si koncept vetëm në letër, është një ligj që përfitojnë vetëm oligarkët dhe shkatërrohet trashëgimia natyrore, flora, fauna, ekosistemi i vendeve më të begata dhe më të bukura të Shqipërisë.

Zhupa paralajmëron se nëse presidenti nuk kthen ligjin do e ankimojnë në Gjykatë Kushtetuese. 

"Beteja jonë kundra këtij ligji shkatërrimtar do vazhdoj në Gjykatën Kushtetuese, nëse presidenti nuk kryen detyrën e tij,. Por është në dinjitetin e institucionit të Presidentit që të jetë palë me Kushtetutën dhe jo me pushtetin që nuk argumenton dot një arsye ligjore apo të interesit publik pse duhen shkatërruar zonat e mbrojtura.

Është në nderin e Presidentit që mos kthej ligje vetëm kur prekin pozicionin e tij, si ligji i dekoratoave dhe të hesht kur preken studentët, kur preket shkenca dhe akademia, kur preket e drejta për të hetuar keq-qeverisjen dhe vjedhjet, kur preket territori i Shqiperisë.

Heshtja është bashkë fajësi. Ju duhet të shpreheni duke e kthyer këtë ligj sepse ështe në rrezik e ardhmja e Shqipërisë

S.G//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!