Kemi dëgjuar që të ekzistojë një konkurrencë e fortë mes dy shoqeve, që të ‘hahen’ për vëmendje me njëra-tjetrën dhe të konsiderohen edhe ‘armike’. Por dy motra rivale, vështirë t’i hasësh në ditët e sotme.
Dhe këto dy motra që po flasim janë të famshme, janë motrat Jenner, Kendall dhe Kylie. Dyshja nëse nuk do të ishin motra nuk do ta pranonin njëra tjetrën. Burime pranë vajzave shprehen se Kendall ndihet inferiore për suksesin dhe paratë që motra e saj më e vogël po bën falë Kylie Cosmetics. Të njëjtat burime theksojnë më tej se Kylie dhe Kendall kanë qenë po kaq kompetitive me njëra-tjetrën që të vogla. Ato nuk shkojnë fare mirë!
Komento