Rivalët e Shqipërisë, Luciano Spalletti: Italia s'është gati për të rivalizuar me të mëdhatë

Rivalët e Shqipërisë, Luciano Spalletti: Italia s'është gati për të rivalizuar me të mëdhatë

Luciano Spalletti

Luciano Spalletti, trajneri i kombëtares së Italisë në futboll pranoi se skuadra që drejton nuk është ende gati për t'u përballur me kombëtaret e mëdha. Në një bisedë për "Corriere della Sera", ai tha se ka vend për përmirësim dhe mësimin e lojës mes futbollistëve.

"Duhet ta veshësh fanellën me krenari dhe bindje, me dinjitet. Në kombëtaren tonë të gjithë duhet të jenë në të njëjtin nivel, që askush të mos ndihet i plotfuqishëm. Le t’ia fillojmë të gjithë nga disfatat e kaluara, janë ato që na forcojnë", tha fillimisht trajneri.

Më pas Spalletti bëri një krahasim me rivalët në Evropë dhe botë.

 “Duhet të rivalizojmë, por po punojmë ende për këtë. Ajo që kemi treguar deri tani nuk është e mjaftueshme. Ne kemi cilësi teknike dhe njerëzore, por le të jemi të qartë, kaq nuk mjafton në elitën e futbollit europian", vioi ai.

Kujtojmë se Italia është rivale me Shqipërinë në Grupin B të Euro 2024 që do zhvillohet nga 14 qershori - 14 korrik në Gjermani. Veç tyre, në këtë grup janë edhe Spanja dhe Kroacia.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë