Redia është vetëm 16 vjeç dhe sot kishte ditën e parë të shkollës, por mungoi sepse ishte e zënë për të bërë krenar shqiptarët. Atletja sapo është khtyer nga Stambolli, atje ku fitoi medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa në kampionatin ballkanik për 20-vjeçarët. Për Report TV ajo tregon se si i mposhti rivalet më të mëdhaja në moshë dhe emocionet për këtë arritje.
Redia Dauti: “Për mua ishte hera e parë që merja pjesë jashtë në një garë të tillë. Isha shumë e emocionuar dhe shumë e lumtur pasi falë punës së trajnerit dhe punës së time bëmë një garë të mrekullueshme dhe morëm një rezultat shumë të mirë.”
Taulant Stermasi, trajneri i Redias: “Rezultati është I një niveli shumë të lartë, aktualisht rezultati më i mirë në Europë dhe botë, për moshën e saj, datëlindja 2004. Garoi me datëlindjen 2001. Nuk ishte as e barabartë me to se sportisja e dytë mas Redias ishte 9 sekonda pas.”
E pyetur se kush e uroi i pari për këtë fitore Redia përgjigjet:
“Sigurisht që trajneri se me atë isha aty. Pastaj gjithsecili në rrjetet sociale, instagram, whatsapp.”
16-vjeçarja që stërvitet prej 4 vitesh jo më kot e ka zgjedhur këtë sport. Ajo është kushërira e sportistes së njohur Luiza Gega dhe kur pyetet se kë ka idhull përgjigjja ishte e pritshme.
“Idhulli im është Luiza Gega dhe sigurisht që dua të ndjek hapat e saj,”-deklaron Redia
Redia duket qartë se nuk është një vajzë që kënaqet me kaq.
“Gara ime e ardhshme është kampionati Europian që zhvillohet në verë. Shpresoj që edhe atje të marr medalje. Me shumë mundësi të kap tre vendet e para,”-thotë ajo.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7407
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I dashuri i hodhi benzinë dhe i vuri flakën, humb jetën atletja olimpike
5 Shtator, 09:27
-
Olimpiket 2024/ Luiza Gega dhe Franko Burraj nisen drejt Parisit! Atletja: Synoj më të mirën, gara do të jetë më e fortë
29 Korrik, 21:50
-
Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)
19 Maj, 16:01
-
Intervistë me Taulant Stërmasin: Iute mbështet Maratonën e Kamzës
20 Mars, 15:30
-
Nis Kampionati Ballkanik, Shqipëria e atletikës përfaqësohet nga nëntë sportistë
9 Shkurt, 20:16
-
VIDEO/ Mbahet kampionati individual kombëtar i atletikës, shkëlqen Burraj dhe Çeku! Presidenti i FSHA: Qëllimi masivizimi i sportit!
26 Janar, 17:14
-
‘Tirana Youth Run’, kampionati që mblodhi 400 atletë! Pjesë e garës të rinjtë nga e gjithë Shqipëria,12-vjeçarja: Dua të jem si Luiza Gega
23 Shtator 2023, 15:40
-
Botërori në pikëpytje për shkak dëmtimi, Luiza Gega konfirmon pjesmarrjen: Sonte marrim frytet e punës
23 Gusht 2023, 10:48
-
Ekskluzive/ Rrezikon Botërorin e Budapestit, trajneri i Luiza Gegës: Është mërzitur, ka pësuar dëmtim
21 Gusht 2023, 14:23
-
Atletikë/ Gega shënon rezultate mbreslënëse në nisje të sezonit, në Elbasan u mbajt kampionati kombëtar për të rinj
5 Qershor 2023, 11:18
-
Taulant Stërmasi zgjidhet president i Federatës Shqiptare të Atletikës
19 Maj 2023, 14:34
-
Çfarë nuk dini për kampionen e artë? Rrëfehet Luiza Gega, nga rrugëtimi plot sakrifica tek ofertat për të përfaqësuar një shtet tjetër…
19 Prill 2023, 14:46
Falemnderit qe ngre emrin e Shqiperise lart. Suksese te metejshme!
Përgjigju