Rivarrimi i Isa Boletinit, tension
i ri mes Nishanit dhe qeverisë

Rivarrimi i Isa Boletinit, tension<br />i ri mes Nishanit dhe qeverisë
Një tension i ri mes Presidentit të Republikës dhe Qeverisë Shqiptare është në dukje dhe ka të bëjë me rivarrimin e heroit Isa Boletini. Pas bindjes së tij se heroi do të duhet të rivarroset vetëm në Boletin, Presidenti Bujar Nishani shkon më tej duke premtuar se do të jetë pjesë e ceremonisë. 

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta “Zëri” sipas së cilës gjatë takimit me kryetarin e komunës së Mitrovicës, Bujar Nishani, i cili edhe ka premtuar se do të jetë pjesë e ceremonisë së rivarrimit të eshtrave të Isa Boletinit, në Boletin. 

Ky qëndrim i Nishanit në fakt është kundër vendimit të dy qeverive, që premtuan se Boletini do të rivarroset në Vlorë. Ky propozim është hedhur poshtë nga Nishani i cili nuk është dakord me një fakt të tillë që e ka cilësuar edhe si “kurth politik”. Por, nga Kosova ka presion që rivarrimi të bëhet pikërisht në fshatin e lindjes të Isa Boletinit.

Redaksia online
(Gre.M/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera

Zgjedhjet në Himarë, dorëzohen 21 kuti votimi në KZAZ e numërimit!! Kanë mbetur edhe 15 të tjera