TIRANE- Dhjetë vjet pas vrasjes së ish-punonjësit të policisë, Gani Malushi, do të realizohet të premten rivarrimi i tij në “Varrezat e Dëshmorëve”. Ndërkohë ceremonia e zhvarrimit të Dëshmorit të Atdheut, Gani Malushi, zhvillohet sot në varrezat e Sharrës.
Në kuadër të 10-vjetorit të rënies, sot në orën 11.00, në Varrezat e Dëshmorëve, ka nisur ceremonia nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit për ri varrimin e "Dëshmorit të Atdheut" Gahni Malushi.
Punonjësi i policisë Gani Malushi u ekzekutua më 6 gusht të vitit 2003 përpara drejtorisë së Policisë së Durrësit.
Ndërkaq në 16 nëntor të viti 2004, Malushi u shpall “Dëshmor i Atdheut” nga Komisioni Qendror i Statusit "Dëshmor i Atdheut" me Vendimin Nr. 40.
Pikërisht nesër, në 10-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta, do të bëhet rivarrimi i komisar Malushit në “Varrezat e Dëshmorëve”.
Redaksia Online
(Elberta Spaho/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com