Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, peng i VKM

Teksa kanë kaluar më shumë se dy javë nga fillimi i zbatimit të rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, procesi ende ka mbetur pezull. Kjo pasi Ministria e Financave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës ende nuk kanë përfunduar së hartuari udhëzimin dhe VKM-në përkatëse që të plotësohet baza ligjore, e më pas të nisë rivlerësimi i pasurive të paluajtshme.

Në udhëzimin që po hartojnë të dy institucionet do të përcaktohen edhe mënyra se si do të procedohet me banesat që kanë prapavijë me probleme siç është bashkëpronësia, prona të marra në formën e dhurimit apo se çfarë kriteresh duhet të përmbushin qytetarët e interesuar për të bërë rivlerësimin, por që e kanë banesën në proces legalizimi.

Ndërkohë sipas informacionit të marrë nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës po punohet për nxjerrjen e udhëzimit dhe VKM-së dhe të dy këto institucione kanë afat deri më 14 shkurt për plotësimin e bazës ligjore.

Pjesë e këtij rivlerësimi, që do të bëhet online pranë zyrave të ADISA-s apo edhe pranë zyrave noteriale, kanë mundësinë të bëhen 50 mijë pasuri, përfshirë këtu jo vetëm banesën, por edhe prona të tjera të patundshme, që një person mund të ketë në pronësi.

Ky ligj iu jep mundësinë qytetarëve që të paguajnë tatim në vlerën e 3% të diferencës mes çmimit me të cilin është blerë një apartament apo një pronë tjetër e paluajtshme dhe atij me të cilin do ta shesin atë, nga 15% që është normalisht. Ndërsa për personat juridik tatimi është 5%. Efekti pozitiv që pritet të ketë në buxhetin e shtetit është rreth 6 miliardë lekë.

Ky ligj u botua në fletoren zyrtare më 30 dhjetor 2019, ka hyrë në fuqi më 14 janar 2020 dhe procesi do të zgjasë deri më 30 shtator të këtij viti.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër