Rivlerësimi i pronave, radhë
të gjata në përfundim të afatit

Rivlerësimi i pronave, radhë<br />të gjata në përfundim të afatit
Afati i fundit i rivlerësimit të pronave me taksa të zbutura ka sjellë fluks dhe radhë të gjata në sportelet e Zyrës së regjistrimit të pronave të paluajtshme. 
 
Gledis Hajdini, asistente shërbimi ADISA, tha për Report Tv se të gjitha kërkesat për rivlerësim do të mbyllen brenda datës 31 maj, pasi zyrat po punojnë me orë të zgjatura.

“Të gjithë qytetarët që kanë dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm për të bërë rivlerësimin pronës së tyre prej 2 %, të gjithë e kanë marrë shërbimin e  kërkuar brenda afatit të caktuar dhe të gjithë po aplikojnë brenda datës 31 maj. Ne kemi qenë hapur çdo të shtunë dhe rrimë edhe jashtë orarit zyrtar, është e sigurt që çdo qytetar do të marrë shërbimin e kërkuar", u shpreh Hajdini.

Nga ana tjetër qytetarët shprehen se për duhet shtuar numri i sporteleve, pasi pritja zgjat me orë të tëra. 

Duhet të hapim më shumë pika, jo vetëm këtu.”
 
“Pavarësisht nga dyndja e njerëzve sepse është afati i fundit, shërbimi është normal.”
 
“Kemi pritur nga ora 12 deri në 4, radha është shumë e madhe dhe duhet të ketë më shumë punonjës”
, shprehet qytetarët.
 
Ligji për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme hyri në fuqi në 1 shtator 2016. Ai parashikon mundësinë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme me vlerën e tregut, duke paguar vetëm 2% tatim nga 15% që ishte për individët. Rivlerësimet mbyllen me 31 maj e deri tani nuk ka njoftim për shtyrje të këtij afati. 

[gallery]22499[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar